Flash

Video/ Parker dominon një Wilder në rrugën e perëndimit, habit amerikani: "Bëra mjaft për të fituar"

Lapsi.al 24 December 2023
Video/ Parker dominon një Wilder në rrugën e perëndimit,
Në 'Ditën e Gjykimit' befasia e madhe edhe nga triumfi i Joseph Parker përballë amerikanit Deontay Wilder. Zelandezi dominoi me pikë dhe me numrin e goditjeve të bëra ndaj një Wilder, që priti vetëm të lëshonte të djathtën e frikshme për një KO, pa arritur ta bëjë këtë. Një strategji për amerikanin që edhe mund të funksiononte. The Bronze Bomber, siç quhet Wilder, krenohet me 91% të ndeshjeve të fituara para kohës, përqindja më e lartë ndonjëherë për një kampion bote (WBC, 2016-20). Por pas humbjes së titullit në trilogjinë me Fury, nga viti 2021 e deri më sot ai ka luftuar vetëm një ndeshje që zgjati një raund. Leksoi i pësuar, një disfatë unanime në pikë 120-108, 118-110, 118-111 për tre gjyqtarët, të bën të mendosh për një boksier që tashmë në moshën 38-vjeçare ka mbaruar. https://www.youtube.com/watch?v=4lI4QOsiN9g Ish-kampioni i WBO-së, Parker, i jep vetes një shans të ri, edhe pse në këtë sfidë mundi një fantazmë. "Ndeshje e rrezikshme, e ashpër, por ishim stërvitur shumë fort për këtë. Njerëzit kanë plane të tjera, por ky ishte plani i Zotit", deklaroi Parker, duke iu përgjigjur mendimeve kontroverse të amerikanit. Lexo më tej: Video/ 'Dita e Gjykimit', Joshua shkatërron Wallin me KO teknik: "Një tjetër ditë në zyrë" Zelandezi më pas shtoi: "Deontay kishte një trajner të ri dhe ndoshta po provojnë gjëra të reja, por ndoshta inaktiviteti ka luajtur rol. Kështu, sot fituam ne dhe Gëzuar Krishtlindjen për ne!".

WILDER I LË TË GJITHË PA FJALË

Deontay Wilder pas ndeshjes tha se kishte bërë mjaftueshëm për të marrë fitoren ndaj Parker. Një këndvështrim surprizë për të gjithë ata që ndoqën ndeshjen. "Bëra mjaftueshëm për të fituar por koha ime në ring ishte pak e zbehtë - tha amerikani -. "Ai [Parker] bëri një punë të madhe, duke evituar shumë grushta. Nuk kërkojmë justifikim, ishte një ndeshje e mirë dhe shohim nga tjetra tashmë". Wilder më pas në faqen e tij në Instagram bëri të qartë se nuk do të tërhiqet, duke shtuar: "Jam gjithë lumturi, gëzim e buzëqeshje. Ndjesë nëse kam zhgënjyer ndonjë. Por do të kthehemi, kjo është e mira e kësaj. Ky nuk është fundi, do të kthehemi".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI