Flash

Video/ Tsimikas thyen klavikulën pas një përplasje me... Klopp: "Do i kisha dhënë timen me dëshirë"

Lapsi.al 24 December 2023
Video/ Tsimikas thyen klavikulën pas një përplasje me... Klopp:
Mbrojtësi i Liverpool, Kostas Tsimikas, u dëmtua rëndë pas një përplasjeje me trajnerin e tij Jurgen Klopp. Në fakt, shkaktar ishte Bukayo Saka, që bëri një ndërhyrje të keqe nga pas. Episodi ndodhi në përplasjen e kryesuesve në Premier League mes Reds dhe Arsenal, e përfunduar 1-1. Mbrojtësi grek la menjëherë fushën dhe u dërgua menjëherë në spital. Pasi iu nënshtrua kontrolleve të hollësishme, rezultoi se Tsimikas ka pësuar një thyerje të kockës së klavikulës. Tekniku gjerman Klopp sqaroi se Tsimikas do të detyrohet të qëndrojë jashtë “për një kohë të gjatë”. Një problem i madh për Reds, në garën për titullin kampion, duke qenë se prej disa kohësh kanë mbetur edhe pa mbrojtësin e krahut titullar Andy Robertson. Të dy Klopp e mbrojtësi i Reds ranë përtokë dhe Tsimikas menjëherë shtrëngoi krahun në agoni. Tekniku gjerman mbeti shumë i dëshpëruar për këtë problem të krijuar: “U errësua masivisht nga çështja e klavikulës së Kostas. Padyshim që është thyer, kështu që ai është jashtë për një kohë të gjatë. Në fillim mendova se nuk kishte asnjë problem, sepse nuk kisha asnjë dhimbje. Do të kisha dhënë me dëshirë klavikulën time dhe Kostas të luante përsëri". Klopp vazhdoi të tregonte momentin e dëmtimit: “Isha në rregull dhe mendova se edhe ai, por kur e pyeta Kostas ai më tha 'jo, është thyer’. Sigurisht nuk është bukur dhe je i përfshirë". Arbitri Chris Kavanagh i dha karton të verdhë Saka për ndërhyrjen, edhe pse nuk kishte qëllim në këtë incident dhe lojtari i Arsenal kërkoi ndjesë në fund të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI