Flash

Conte është ëndërra e Ibrahimovic për Milan: Pioli sidoqoftë do të ketë një shans tjetër

Lapsi.al 24 December 2023
Conte është ëndërra e Ibrahimovic për Milan: Pioli

Në Milano, pas 2-2 me Salernitana, ishin orë delikate dhe të çuditshme në të njëjtën kohë. Fillimisht zërat për shkarkimin e mundshëm të teknikut Stefano Pioli. Më pas sondazhi me senatorët e grupit, më në fund vendimi për të vazhduar kështu deri në fund të vitit. Në mes janë edhe zërat e zakonshme të çmendura në rrjetet sociale, por që këtë herë kanë qëlluar në shenjë. Në fakt i preferuari i Zlatan Ibrahimovic është pikërisht Antonio Conte, por nuk ka asgjë të vendosur. Fakti është se pas konfirmimit të Stefano Pioli, qendron drejtpërdrejtë mungesa e alternativave të vlefshme. Kjo, të paktën, deri më sot, sepse asgjë nuk mund të ndryshojë aq shpejt sa e ardhmja e një trajneri futbolli.

PSE ËSHTË I VËSHTIRË CONTE?

Sigurisht që emri i Antonio Conte ka qarkulluar në Milanello prej disa kohësh. E, në të njëjtën kohë, ecuria e Stefano Pioli me kuqezinjtë me siguri ka marrë fund. Megjithatë, arritja te ish-tekniku i Tottenham nuk është fare e thjeshtë. Para së gjithash sepse ai ka shumë klube të interesuar (në Itali Juve dhe Roma, të dyja destinacione që e magjepsin). Kështu, të marrësh Conte do të thotë të shpenzosh shumë për rrogën e tij dhe në merkato, duhet mohuar filozofia aktuale, të paktën pjesërisht, ajo e ndjekjes së perspektivave të rinj me kosto të ulët, të cilët ndoshta mund të rishiten në të ardhmen me një marzh të madh fitimi.

Lexo më tejMoviola e De Marco për Salernitana-Milan: kuqezinjtë kërkuan penallti të paqenë, por Mazzocchi bëri faull

ALTERNATIVAT

Në këtë kuptim, alternativat ndaj trajnerit leçez janë të gjithë më shumë në përputhje me pronësinë aktuale: nga Farioli te Italiano. Të paktën deri pak javë më parë ideja dukej të ishte ajo e bastit për një trajner në zhvillim që dinte të punonte me të rinjtë. Por në atë kohë askush nuk e kishte menduar seriozisht mundësinë e mbylljes së menjëhershme të kontratës me teknikun Pioli. I cili, nëse emergjenca vazhdon dhe rezulton e pakthyeshme, mund të zëvendësohet në pankinë nga Ignazio Abate, ndoshta i mbështetur nga miku i tij Ibra.

Por çdo diskutim duket i parakohshëm në këtë moment. Për këtë do të flitet sërish pas Sassuolos, shansi i fundit për trajnerin dhe ekipin. Asnjëherë si këtë radhë, Pioli me të vërtetë nuk ka asnjë hapësirë për gabime.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI