Flash

Mund të jetë ndeshja e fundit, Ahmataj: "Do të doja shumë ta vazhdoja punën"

Lapsi.al 24 December 2023
Mund të jetë ndeshja e fundit, Ahmataj: "Do të doja

"Kishim përballë një skuadër me cilësi, por Tirana është Tirana dhe shkon në çdo fushë për fitore. Duhet të kënaqim tifozët tanë, sepse futbolli luhet për tifozët. Kemi pasur shumë pësime golash që nga fillimi i kampionati, duhet të përmirësohemi. Ndeshja nuk ishte e gjitha perfekte". Julian Ahmataj gëzon për mbylljen e vitit me një fitore të zhurmshme në shtëpinë e kryesuesve të Egnatias dhe vendin e tretë të ruajtur. E megjithatë ka shumë gjëra që e shqetësojnë Krishtlindjen e teknikut Ahmataj e një prej tyre janë zërat se kjo mund të ishte ndeshja e fundit në detyrë.

"Erdha si një trajner emergjent nga akademia. U kërkua dispozicioni im për skuadrën. Jam munduar që të jap maksimumin për skuadrën, për të mirën e Tiranës. Vendimet ju takojnë drejtuesve. Jam një trajner që kam për detyrë të punoj. Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen. Nuk kam asnjë sinjal për të ardhmen - tha Ahmataj, duke bërë kërkesën e tij në fund -. Do të doja shumë ta vazhdoja këtë punë me të gjithë. Duhet që klubi të marrë vendimin e duhur për të mos prishur harmoninë dhe të vazhdojmë të ecim përpara”.

Në fund, edhe një shpjegim taktik mbi zëvendësimin e Florent Hasanit të larguar te Rapid: "Çdo skuadër ka nevojë për sulmues. Ndryshimi ka ardhur sepse kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar. Latifi atë pozicion e ka bërë dhe më përpara. Shfrytëzuam shpejtësinë e tij. Largimi i Hasanit do t’i japë më shumë mundësi Latifit për të qenë në akset qendrore. Do të shfrytëzojmë shpejtësinë e tij".

Lexo më tej: Tirana e ekzagjeruar në Rrogozhinë: Egnatia dërrmohet 0-5 në javën e fundit të vitit

TETOVA: "NUK E KUPTOVA SHPARTALLIMIN"

"Normalisht vijmë nga një gjysmë e mirë e vitit, por një mbyllje e keqe të dhemb. Mendoj që deri në minutën që doli Aleksi me të kuq, kishim momente të mira. Por pas daljes me të kuq kishte tolerime që nuk di ta përcaktoj fiks. Mbas 0-2 i kërkova ekipit që të ishte gjithë kohës në mbrojtje. Nuk e kuptoj, por do e shikoj e do e analizoj më mirë". Edlir Tetova e ka të vështirë të gjejë fjalët dhe shkaqet e një shpërfytyrimi në ndeshjen e fundit të vitit. Egantia e tij u shpartallua 0-5 në shtëpi nga Tirana dhe tekniku nuk i ka kursyer kritikat: "Lojtarët janë të gjithë të rëndësishëm për skuadrën. Kjo nuk do të thotë që lojtarët që hyjnë të mos e bëjnë detyrën. Me lojtarët që duhet të prekin fushën duhet më shumë sakrificë për të zënë vendin e titullarit".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI