Flash

U përplasën keq në fushë, Icardi e tall në rrjetet sociale: poston një sy të nxirë, Dzeko e përcakton "të turpshme"

Lapsi.al 26 December 2023
U përplasën keq në fushë, Icardi e tall në rrjetet

Nga përplasja në fushë gjatë ndeshjes Fenerbahce-Galatasaray, sfida e rangut të lartë në kampionatin turk, deri te sherri në rrjetet sociale. Dy ish-lojtarët e Inter, Mauro Icardi dhe Edin Dzeko, nuk kanë lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit në fushë. Sherrin argjentinasi e tërhoqi edhe në rrjetet sociale me një postim provokativ, bashkë më gruan e tij Wanda Nara.

Icardi postoi disa foto nga darka e tij e Krishtlindjeve në të cilat shfaqej me një sy të nxirë të dukshëm, si pasojë e sjelljes së keqe të pësuar në ndeshjen e madhe të Superligës turke. Provokimi i argjentinasit shkaktoi reagimin e ashpër të Dzeko: “Goditi shtyllën me kokë, pastaj e hodhi në Instagram dhe tani po qajnë për një penallti të mundshme... është fiks gjest i tyre! E turpshme!”, ka shkruar boshnjaku.

Lexo më tejE pabesueshme nga Turqia: Icardi në janar te Real Madrid, për gjashtë muaj

Përplasja mes të dyve, në krye të listave së golashënuesve të kampionatit turk me 12 gola në 17 ndeshje, kishte nisur në fushë. Me rezultatin e ndeshjes 0-0, të dy u konfrontuan në fushë kur Dzeko kishte shtyrë Icardi, duke ndezur një përballje të ashpër verbalisht. Icardi e Dzeko nuk hynë në kontakt të mëtejshëm fizik, por vazhduan të grinden me njëri-tjetrin gjatë gjithë ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI