Flash

Piloton një Red Bull në F1, por Verstappen nuk mund të ketë një Mercedes GT: "Nuk mund ta blejë"

Lapsi.al 26 December 2023
Piloton një Red Bull në F1, por Verstappen nuk mund të ketë
Nëse përmendet Max Verstappen, të vjen në mendje dikush që mundet gjithcka në jetë. Mjafton ta dojë dhe piloti holandez mund të sigurojë gjithçka që dëshiron. Pasuria e aseteve të tij vlerësohen në rreth 120 milionë euro. E le më pastaj sikur dëshira të ishte e lidhur me botën e motorëve. Megjithatë, marrja me qira dhe drejtimi i një Mercedes AMD GT (modeli në foto) është i pamundur për të. Verstappen e kuptoi këtë një javë më parë në Algarve të Portugalisë, ku kishte mbërritur me tre avionë privatë së bashku me familjen dhe miqtë. Në Algarve holandezi pati dëshirën të ngiste atë model makine. Stafi i kompanisë së makinave me qira Sixt, fatkeqësisht për të, i shpjegoi se për atë makinë siguracioni kërkonte që të ishte të paktën 30 vjeç. Lexo më tej: Në këmbë mbi RB19, Max Verstappen feston Botërorin e tretë radhazi: "Tre herë kampion, fantastike" Verstappen, një që e fitoi garën e tij të parë në Formula 1 në moshën 18-vjeçare, siç raportohet nga tabloidi anglez Sun, "u trondit nga komunikimi". Piloti “përfundoi” te një BMW Seria 5, me një shpejtësi maksimale prej 250 km/h. Një zëdhënës i Sixt kërkoi falje publike: "Sigurisht, nuk ka dyshim për aftësitë e drejtimit të Verstappen dhe përvojën e tij me makina të fuqishme. Punonjësi ynë respektoi rregullat në lidhje me kontratat e sigurimit. Verstappen mori një tjetër makinë premium".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI