Flash

Ralf Schumacher 'zbërthehet' për Bild: "Michael më mungon, asgjë nuk është më si më parë"

Lapsi.al 27 December 2023
Ralf Schumacher 'zbërthehet' për Bild: "Michael më

"Jeta është shumë e padrejtë. Michael ishte shumë me fat gjatë jetës së tij, pastaj ndodhi ky aksident tragjik. Mjekësia lejoi të bëhej diçka. Sidoqoftë, asgjë nuk është më si më parë. Im vëlla më mungon shumë". Janë këto pasazhet më domethënëse të intervistës së Ralf Schumacher për tabloidin gjerman "Bild", 10 vjet nga aksidenti me ski në Meribel. Gjashtë vjet më i vogël i shtatë herë kampionit të botës, 48 vjeçari Ralf (gjashtë herë fitues i një Gran Premio) është një nga pak personat që lejohen pranë Michael në "fortesën" e Gland pranë liqenit të Gjenevës, në Zvicër.

Lexo më tej: Formula 1, Schumacher 10 vjet pas aksidentit në Méribel: pronat e shitura dhe kurat e familjes

"Michael nuk ishte vetëm vëllai im. Kur ishim fëmijë, ai ishte gjithashtu trajneri dhe mentori im. Ai më mësoi gjithçka rreth garave kart. Mund të ketë një diferencë moshe prej gati shtatë vjetësh, por ai ishte gjithmonë pranë meje. Ne garuam bashkë, ushtruam parakalimet dhe cdo gjë që ka rëndësi në motorsport. Ai më përcolli të gjitha leksionet që kishte mësuar, pata nderin të mësoja nga një nga më të mëdhenjtë. Atë ditë në Meribel, fati ishte fshehur dhe ndryshoi përgjithmonë familjen tonë. Ajo përvojë la gjurmë tek unë dhe aq më tepër tek fëmijët e tij”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI