Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Video/ Përmbysje e çmendur e United në pjesën e dytë: Garnacho e Hojlund, rrëzohet 3-2 Aston Villa

Lapsi.al 26 December 2023
Video/ Përmbysje e çmendur e United në pjesën e dytë:

Manchester United kthehet nga Ferri në Parajsë, duke përmbysur në pjesën e dytë, humbjen 0-2 të 45 minutave të parë. Ten Hag i falet një Garnacho të demonizuar: dy gola e një tjetër të anulluar. Në fund vendosi Hojlund, që i dha tre pikëve Red Devils në minutën e 82'. United i afrohet tashmë zonës europiane, edhe pse City (+3) ka edhe dy ndeshje për të rikuperuar.

Dygolëshi i Garnacho dhe goli i parë i Rasmus Højlund në Premier League e bëjnë Manchester Unitedin të gëzohet, pasi mposhti Aston Villa 3-2 në Boxing Day. Pas një fillimi të ekuilibruar nën sytë e Sir Dave Brailsford, deus ex machina i Ineos plurifitues në çiklizëm dhe njeriu i besuar i atij Sir Jim Ratcliffe që bleu 25% të Red Devils, ten Hag dhe skuadra e tij u fundosën nga dy goditje të lira. Gabimi i parë është i Onana, i befasuar në trajektoren e prerë të McGinn. Portieri vlerësoi keq goditjen e lirë dhe i shtoi sezonit një tjetër gabim. Ëatkins nuk e preku topin dhe kështu golat e skocezit shkojnë në pesë. Pastaj në zhvillimet e një goditje këndi, Lenglet riktheu topin në qendër për Dendoncker, i cili shënoi nga fare pranë. Dygolësh që zgjoi United, që humbi një shans të bujshëm me Bruno Fernandes (i vetëm me Martinez) dhe goditi rrjetën e jashtme me Rashford dhe Garnacho.

Lexo më tej: Video/ Liverpool rrëmbeun kryesimin në 'Boxing Day': trigolëshi i Wood zbret pikiatë Newcastle

RIKTHIMI I RED DEVILS

United zbret i motivuar në pjesën e dytë dhe Garnacho shënoi menjëherë pas një asisti të Rashford. Goli megjithatë u anulua për pozicion jashtë loje. Aksioni u përsërit edhe në minutën e 58', e këtë herë goli i argjentinasit është i rregullt. Thyhet agjërimi i Red Devils që nuk kishin shënuar për 451 minuta. Goli i barazimit vjen sërisht nga këmbët e Garnacho, që shmangu me një prekje Martinez në minutën e 70'. United shpërtheu Old Trafford në minutën e 82' në golin e parë në Premier të Rasmus Højlund. Aston Villa humbet dhe mbetet e treta me 39 pikë, pas Liverpool (42) dhe Arsenal (40). Manchester United ngjiten në vendin e gjashtë me 31 pikë, duke kaluar West Ham (30) dhe Newcastle (29).

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Me sytë katër

PAPARAZZI