Flash

Zirkzee çmend merkaton: Milan e Juventus presin, Bayern ka të drejtën e riblerjes

Lapsi.al 26 December 2023
Zirkzee çmend merkaton: Milan e Juventus presin, Bayern ka të

Në CV-në e tij kishte informacion të mjaftueshëm për të tentuar të vihej bast mbi të. E megjithatë vetëm Bologna pa me qartësi, duke studiuar në thellësi karrierën e Joshua Zirkzee, tashmë njeriu i merkatos 'par excellence' i Serie A. Me babain holandez, të ëmën nigeriane, dashuria për futbollin e bëri Zirkzee të lulëzonte herët te Den Haag, aq sa ai përfundoi menjëherë te Feyenoord. Në realitet në Holandë ai nuk pati kohë as të shkelte në Eredivise, Bayern Munich u tërhoq me profilin e tij dhe e solli 16-vjeçarin Zirkzee në Gjermani në vitin 2017.

DJALOSHI I ARTË HOLANDEZ

Trigolësh në debutimin e tij me ekipin e rezervave dhe një impakt i çmendur edhe në ekipin e parë, ndonëse ishte i mbyllur nga një përbindësh si Leëandovski. Zirkzee u bë golashënuesi më i ri holandez ndonjëherë në Bundesligë, kështu që Bayern dëshironte t'i jepte minuta loje. Për këtë Zirkzee u huazua te Parma, por Joshua dështoi për shkak të dëmtimeve. Ai provoi përsëri te Anderlecht në huazim dhe 18 gola erdhën në një sezon të vetëm të shpërndarë mes Kampionati belg dhe kupave.

Vëzhguesit e Bolonjës nuk e lanë rastin t'i shpëtojë për vetëm tetë milionë e gjysmë euro. Shkëndijat e vitit të parë me kuqeblutë, i frenuar nga prania e rëndë e Marko Arnautovic, ishin tregues të rëndësishëm. E kështu Thiago Motta i dha dritën jeshile shitjes së austriakut për t'ia besuar çelësat e sulmit një lojtari modern. Holandezi është i shkëlqyer në të dyja fazat, fizike por edhe teknike, një përzierje mes Ibrahimovic dhe Dzeko. Kartvizitë e jashtëzakonshme për direkt të interesuarit.

E DREJTA E RIBLERJES

Një altruist brilant me shifra personale më shumë se magjepsëse, 19 paraqitje 8 gola deri tani në kupë dhe kampionat. Radio Mercato flet gjithnjë e më me këmbëngulje për Zirkzee. Bayern gëzohet se ka mbajtur të drejtën e riblerjes për 25 milionë euro. Bolonja ka vendosur çmimin: 40 milionë. Juventus po bëhet gati, Milani gjithashtu... por në dorë e kanë bavarezët.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI