Flash

IFFHS, Haaland është lojtari më i mirë në botë: Ronaldo shënuesi më i mirë i vitit 2023

Lapsi.al 26 December 2023
IFFHS, Haaland është lojtari më i mirë në botë:
Erling Haaland është lojtari më i mirë në botë i vitit 2023 sipas IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Qendërsulmuesi i Manchester City, i cili fitoi Champions League, Premier League, Kupën e Botës për Klube, FA Cup dhe Superkupën e UEFA-s këtë sezon, grumbulloi gjithsej 209 pikë. Haaland ka mbledhur dyfishin e pikëve, në krahasim me ndjekësin e tij më të afërt. E në fakt vendi i dytë është i Kylian Mbappé me 105 pikë. Shumë i distancuar Topi i Artë Lionel Messi, me vetëm 85 pikë.

RONALDO, SHËNUESI MË I MIRË I VITIT 2023: 53 GOLA

Me dy golat e shënuar kundër Al Ittihad, Cristiano Ronaldo kalon dy rivalët e tij të drejtpërdrejtë Harry Kane dhe Kylian Mbappe. Qendërsulmuesi i Bayern Munich dhe ai i PSG janë të mbërthyer në 52 gola. Fituesi i çmimit lojtari më i mirë i vitit 2023 nga IFFHS Erling Haaland është i katërti me 50 gola. Portugezi, duke vendosur sfidën kundër ish-shokut të vjetër te Real Madrid Karim Benzema, është realizuesi më i mirë. Ronaldo ka shënuar 872 gola në karrierën e tij. Lexo më tejAkti i fundit i sfidës Messi-Ronaldo: në 1 shkurt mund të jetë përplasja e fundit e një epoke

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI