Flash

"Te Manchester City puna mbaroi": Guardiola 'tërbon' merkaton e trajnerëve

Lapsi.al 27 December 2023
"Te Manchester City puna mbaroi": Guardiola 'tërbon'

Pep Guardiola ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Manchester City. E megjithatë, fjalët e tij në prag të sfidës me Everton dhe pas fitores së Botërorit për Klube hapin derën e një lamtumire të bujshme nga Citizens pas 8 sezonesh plot suksese dhe triumfe të paharrueshme.

"Kënaqësia do të mbetet për atë që kemi bërë, por realiteti, përditshmërinë... duhet t'a bëjmë përsëri. Futbolli të jep disa gjëra dhe të heq të tjera - shpjegoi tekniku katalanas -. Jam më se i lumtur dhe i kënaqur me atë që kemi arritur dhe me mënyrën se si e kemi bërë për shumë vite. Mendoj përsëri për 5 titujt e Premier, 4 Kupat Carabao, FA Cup dhe të gjitha gjysmëfinalet ku kemi konkurruar shumë mirë. Por është bukur të shohësh të pesë trofetë tani dhe njerëzit që bëjnë fotografi. Atëherë e kupton sasinë e punës dhe angazhimit që është pas tyre".

FJALË LAMTUMIRE

Spanjolli i ka dhënë hapësirë edhe ndjesive personale pasi fitoi gjithçka. “Është bukur, kam ndjesinë se puna ka përfunduar vërtet. E kisha menduar kur fituam Champions, por më pas Superkupën nuk e kishim, Botërorin për Klube nuk e kishim. Tani kemi gjithçka. Tani është koha për të shkuar të blejmë një libër dhe të fillojmë të shkruajmë përsëri historinë tonë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë".

Lexo më tej: Video/ Fluminense shkatërrohet në finale, City në majën e botës: titulli i pestë për Guardiolën në 2023-in

KONTRATA NJË PROBLEM

Guardiola ka një kontratë shumë të pasur me Manchester City deri në vitin 2025, me vlerë 22.4 milionë euro. Shifër që e vendos atë në vendin e dytë ndër trajnerët më të paguar pas Diego Simeone, që merr shumën mahnitëse prej 34 milionë eurosh te Atletico. Një mal me para që ngushton përfundimisht listën e të interesuarve. Duke përjashtuar skuadrat e tjera angleze dhe Real Madrid, të cilin Guardiola ka pohuar se nuk do ta drejtojë kurrë, në Evropë vetëm PSG mbetet me mjetet dhe burimet për të paguar rrogën e katalanasit. Nuk përjashtohet as një aventurë në stolin e një kombëtareje, por në këtë rast trajneri spanjoll do të duhet të rishikojë shumë kërkesat e tij financiare.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI