Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Yildiz i superkërkuari i Europës, menaxheri sqaron: "Tension me Juventus, Del Piero e telefonoi"

Lapsi.al 27 December 2023
Yildiz i superkërkuari i Europës, menaxheri sqaron: "Tension me

Në nëntor goli kryevepër me Turqinë, pak ditë më parë vula e parë me fanellën e Juventus në Frosinone. Kenan Yildiz, 18 vjeç, është ngritur në katedër, aq sa sytë e gjysmës së Europës janë tek ai. Për momentin, Juventus po e shijon, në pritje të veprave të tjera të nivelit të lartë, ndoshta kundër Romës. Pa Chiesa, që po lufton me rikuperimin nga një dëmtim, mund të jetë sërish radha e talentit të zbresë në fushë. “Nëse është bardhezi kjo vetëm falë" Matteo Tognozzi, që bëri një punë të jashtëzakonshme - siguroi menaxheri i tij, Hector Peris Ros, për Tuttosport -. Te Bayern Munich për shembull, arritën vonë për rinovimin. Në Gjermani, klubet që kishin një profil të fortë ndërkombëtar e refuzuan të gjitha. E pakuptueshme”.

Realiteti thotë Juventus, jo pa disa momente tensioni: “Bardhezinjtë e kërkuan të shkonte në Next Gen, por pas disa muajsh kuptuam se nuk ishte një skenë mjaftueshëm konkurruese. Kishte disa momente të vështira, të lidhura edhe me pasigurinë e nisjes për në kampin stërvitor me ekipin e parë. Në atë fazë kemi bërë presion të fortë mbi klubin, por sapo kishte kaluar konfuzioni i brendshëm për shkak të ndryshimit të shoqërisë, gjithçka u zgjidh".

MENAXHERI FLET PËR TË ARDHMEN E TURKUT

E ardhmja? "Unë e imagjinoj atë këtu pas 10 vitesh - vazhdoi Ros -. Nëse Juventusi dëshiron numrin 10, Yildiz është numri 10: ky është roli i tij. Ai është një djalë që i bën tifozët të bien në dashuri. Ai dëshiron të fitojë kampionate dhe Champions League. Juventusi është i vetëdijshëm që ka një lojtar të nivelit absolut. Ditët e fundit kam folur me një klub të madh, i cili më shprehu vështirësinë për të gjetur talente të nivelit të lartë që mund të bëhen liderë të ardhshëm. Epo, Kenan tashmë është një i tillë".

Lexo më tejVideo/ Yildiz, goli fantastik i frymëzuar nga Del Piero: "Tani duhet të paguaj darkën për të gjithë"

Në Frosinone Yildiz ka festuar duke nxjerrë gjuhën "historikisht" si Del Piero: "Ata kanë qenë në kontakt prej disa kohësh. Madje kanë folur pas golit të së premtes, të cilin e kishte tentuar shumë herë në stërvitje. Kenan e di vlerën e Del Pieros për Juventus dhe i ka dëgjuar këshillat e tij. Imagjinon dhe ëndërron një rrugë të tillë. Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Max Allegri, është një teknik shumë inteligjent. Kenan e ndjen lidhjen e fortë me Allegrin".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Me sytë katër

PAPARAZZI