Flash

Legjenda e Bruges paralajmëron Inter për Buchanan: "Ka një karakter të çuditshëm"

Lapsi.al 27 December 2023
Legjenda e Bruges paralajmëron Inter për Buchanan: "Ka një

Tajon Buchanan është shumë afër transferimit te Inter, por fjalët e legjendës së Bruges, Gert Verheyen, nuk i bëjnë tifozët zikaltër të flenë të qetë. “Buchanan është një talent, me disa probleme (qesh) dhe me një karakter të çuditshëm, të paktën në fushën e lojës - deklaroi ai në një intervistë për TuttoSport -. Duhet të bëhet edhe më tepër me vazhdimësi. Këtu ai tregoi një nivel të lartë për një apo dy ndeshje, pastaj dështonte në ndeshjen e mëpasme. E kështu me radhë: pak mirë dhe pak keq. Ai kurrë nuk mbajti një nivel të lartë konstant për 5 ose 6 muaj". Për krahasimin me Ivan Perisic, i cili gjithashtu u largua nga kampionati belge: "Perisiç ishte më i fortë, më i kompletuar. Sigurisht, nuk mund ta dimë pas dy ose tre vjetësh se sa mund të përmirësohet Buchanan. Por nëse tifozët e Inter presin një lojtar si Perisic, e kanë shumë gabim dhe do të zhgënjehen”.

NUK ËSHTË MBROJTËS NATYRAL

Fjalët që dalin nga goja e Verheyen, kampionit historik të Bruges dhe golashënuesit të dytë të të gjitha kohërave të skuadrës belge, nuk janë aspak qetësuese. "Kur mbërriti te Bruges, ai ishte anësori klasik, djathtas ose majtas, lojtar driblues, i aftë për të dhënë më shumë asiste. Pastaj rrethanat e bënë të luante si mbrojtës i djathtë - shtoi ai -. Për mua ai nuk është një lojtar mbrojtës dhe kjo është arsyeja pse ai nuk mund ta luajë atë rol. Ai mund të luajë aty në një ekip dominues, ku nuk duhet të mbrojë shumë".

SKEMA MUND TA NDIHMOJË

3-5-2 i Inzaghit mund të maskojë boshllëqet në mbrojtje. "Është ndoshta një pozicion më i mirë për të dhe për mënyrën e tij të lojës. Nëse shikojmë statistikat, ato nuk janë shumë të shkëlqyera (në 20 paraqitje këtë sezon ai shënoi 3 gola dhe dha 4 asiste në 20 ndeshje, red.). Ai është një lojtar që bie në sy, shumë i shpejtë, dinamik”.

PROBLEME KARAKTERI

Verheyen nuk është aspak i butë me Buchanan. "Mendo vetëm që këtu ai nuk është njeriu më i rëndësishëm në ekip. E njëjta gjë vlen edhe për kombëtaren e tij, Kanadanë. Ai humbet në diskutime të kota me arbitrat. Ai proteston, debaton me kundërshtarët e zemërohet nëse pëson shumë faulle. Më duket pothuajse sikur ka humbur aftësinë për të shijuar lojën. Ai shumë shpesh ka një fytyrë të zemëruar".

Buchanan luajti 20 ndeshje për Bruges këtë sezon, me tre gola dhe katër asiste. Megjithatë, javët e fundit ai ka përfunduar i mënjanuar, edhe për shkak të negociatave me Inter dhe synimit të qartë për të mos rinovuar kontratën që skadon në vitin 2025.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI