Flash

Juventus blindon mbrojtjen: Bremer, rinovon deri në vitin 2028 me pagë 'kampioni'

Lapsi.al 27 December 2023
Juventus blindon mbrojtjen: Bremer, rinovon deri në vitin 2028 me pagë

Prej disa orësh ishte në ajër, tani është zyrtare: Gleison Bremer ka nënshkruar rinovimin me Juventus deri në vitin 2028. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi bardhezi përmes rrjeteve sociale. Braziliani, kontrata e të cilit skadonte në vitin 2027, efektivisht e ka zgjatur atë me një sezon dhe do të marrë 5 milionë euro, plus një bonus. Takimi pas fitores ndaj Napolit ishte vendimtar dhe detajet përfundimtare u përcaktuan në vetëm pak ditë.

Në këtë mënyrë, Juventus do të mund të shpërndajë kuotën e amortizimit të ish-qendërmbrojtësit të Torinos, i cili mbërriti te Juventus në verën e vitit 2022 për 41 milionë euro të shpërndara në tre vite financiare (plus 8 bonuse). Bremer u bë shtylla kryesore në mbrojtjen e Max Allegri, e dyta më e mira në kampionat pas Inter. Pas disa vështirësive në sezonin e tij të parë me bardhezinjtë, ai u kthye lojtari që të gjithë kishin vlerësuar me fanellën e Torinos.

Një cilësi që Juventus e njohu edhe në njoftimin zyrtar të rinovimit: “Gleison Bremer rinovon me Juventus deri në vitin 2028. Ai është bërë një gur themeli, vazhdimisht ndër më të mirët në fushë dhe një siguri absolute, duke fituar dashurinë e tifozëve dhe besimin e të gjithëve. Nënshkrimi për të ardhmen bardhezi është vazhdimësia e atij premtimi të bërë kur mbërriti në atë ditë vere”.

SFIDË INTERIT

Braziliani, në rinovimin me Juventus, ndezi edhe sfidën me Inter: "A është rritur vetëdija për të luajtur për titullin deri në fund? Po, është e vërtetë. Këtë vit ne kemi këtë ndërgjegjësim, por duhet të vazhdojmë kështu. Nuk kemi fituar asgjë. E dimë se Inter është i fortë, por duhet të qëndrojmë aty të lidhur me ta".

Lexo më tejBremer, mesazh paralajmërues: "Juventus mes skuadrave më të mira në botë. Më pëlqen Premier"

E përsëri: "Rinovimi është një emocion i madh, shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë. Zgjodha Juventus sepse janë një ekip fitues. Kanë fituar nëntë kampionate radhazi - shpjegoi mbrojtësi -. Kur mbërrita këtu kuptova që kjo është një familje. Ky vit është më i mirë se ai i pari që ishte një vit përshtatje dhe shumë gjëra ndodhën. Tani ka ardhur edhe drejtori i ri dhe ka qetësi. Kam mësuar nga gabimet siç është normale por këtë vit jam shumë mirë".

TË SHTUNËN VJEN LUKAKU

Roma e Lukaku vijnë në Torino të shtunën: "Është një ndeshje e rëndësishme, ata vijnë nga një fitore e rëndë kundër Napolit. Unë kam luajtur tashmë kundër Romelu. Si markohet? Kjo varet nga zonat e fushës. Nëse je afër zonës nuk mund të rrezikosh ta paraprish, sepse çdo gabim ai kthehet dhe shkon drejt portës".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI