Flash

Kumbulla pa shanse, te Roma vjen Bonucci: ish-kapiteni bardhezi kërkon një ftesë për Europianin

Lapsi.al 27 December 2023
Kumbulla pa shanse, te Roma vjen Bonucci: ish-kapiteni bardhezi kërkon

Leonardo Bonucci është gati të bashkohet me Romën. Tifozët verdhekuq janë të ndarë për vlerën e operacionit, Mourinho jo. Tekniku portugez i ka dhënë aprovimin përfundimtar tratativës, tashmë në fazën finale. Ish-kapiteni i Juventus do të largohet menjëherë nga Union Berlin për të nënshkruar me klubin kryeqytetas. 36-vjeçari dëshiron të gjejë hapësira me shpresën për të rifituar kombëtaren në kuadër të Euro2024.

Një lëvizje e tillë do të ishte e dëmshme për mbrojtësin e kombëtares kuqezi Marash Kumbulla. Prej muajsh jashtë, i dëmtuar, shqiptari edhe pa ardhjen e Bonucci i kishte hapësirat të limituara. Tani duket se rruga e vetme që Kumbulla të gjejë ftesën për Europianin me Shqipërinë është merkato e janarit. Kumbulla nuk luan një ndeshje kompetitive nga maji dhe kohët e rikuperimit janë përcaktuar në tetë muaj. Praktikisht, mbrojtësi duhet të nisë ta shohë fushën vetëm nga janari 2024, gjithnjë nëse Mourinho ia lejon.

DETAJET E KONTRATËS

Bonucci do të nënshkruajë deri në fund të sezonit me një pagë që nuk duhet të kalojë 2.5 milionë euro bruto, siç zbulohet nga Il Messaggero. Tiago Pinto nuk do të paguajë asnjë euro për kartonin: prandaj do të ishte një marrëveshje me kosto zero. Një goditje për Romën, që ka në vëmendje kufizimet ekonomike.

Lexo më tej“Forca djema, unë jam me ju!” Kumbulla nuk luan që në maj, por e do kombëtaren në Europian

Mourinho do të donte një qendërmbrojtës të së ardhmes, por duhet të kënaqet me lojtarin e lindur në vitin 1987. Bonucci do të sigurojë përvojë në një repart që vuan nga probleme të ndryshme mes Smalling dhe rikuperimit të gjatë të 23 vjeçarit Kumbulla. Pa harruar Nidcka, i cili në janar do të largohet nga Italia për të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Bonucci, me origjinë nga Viterbo, kështu do t'i afrohet shtëpisë duke u larguar nga kryeqyteti gjerman. Aventura me Union Berlin, që nisi për të patur ende minuta në Champions League, doli e dështuar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI