Flash

Video/ Broja iluzion goli, Madueke shpëton Chelsea, 2-1 ndaj Palace: Wolves, poker në shtëpinë e Strakoshës

Lapsi.al 27 December 2023
Video/ Broja iluzion goli, Madueke shpëton Chelsea, 2-1 ndaj Palace:

Chelsea kthehet te suksesi duke mundur 2-1 Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Premier League. Mudryk hapi rezultatin në minutën e 13, me një asist të Gusto, por Olise u përgjigj në kohën shtesë të pjesës së parë. Pochettino hodhi në fushë Brojën, por ndeshja u vendos nga penalltia e fituar dhe realizuar nga Madueke në minutën e 89'. Wolverhampton mund të buzëqeshë gjithashtu, fitues 4-1 në Brentford (dygolësh i Hëang, Lemina e Bellegarde), që i lejon të mbajë ritmin e Blues.

OLISE SHTANG BLUES

Fillim i shkëlqyer për miqtë, që iu afruan menjëherë avantazhit me një goditje dënimi të Eze, ngjitur me shtyllën. Përgjigja e vendasve erdhi në minutën e 9', kur Maatsen parapriu portierin me majën e këmbës, por e pa tentativën e tij të shpëtuar në linjë. Avantazhin pastaj e sigloi Mudryk, pas një kombinimi me Nkunku. Palace iu afrua menjëherë barazimit me Mateta, ndërsa Mudryk flirtoi me dyfishimin në minutën e 22' i ndalur nga Henderson. Befasia për Blues erdhi në fundin e pjesës së parë kur Olise riktheu ekuilibrin me një të majtë të saktë.

FUTET BROJA, VENDOS MADUEKE

Sinjalin e parë të pjesës së dytë e dha Mateta, i cili shmangu Badiashile dhe tentoi shtyllën e afërt, ku Petrovic reagoi saktë. Në fushë për 20 minutat e fundit edhe Broja. Në minutën e 74' Chelsea gllabëron në mënyrë sensacionale shansin për të kaluar në avantazh. Jackson i vetëm me portierin e çoi topin në mënyrë të pabesueshme jashtë. Dy minuta më vonë sulmuesi nuk gaboi në krosin perfekt të Thiago Silva, por VAR e anuloi golin për pozicion jashtë loje. Broja dha iluzionin e golit, duke goditur pjesën e jashtme të rrjetës, por episodi që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 89'. Eze me naivitet pengoi Madueke në zonë dhe vetë ish-lojtari i PSV-së konvertoi penalltinë që u dha fitoren Blues. Pochettino shkon në 25 pikë në renditje, ndërsa Palce mbeten me 18.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI