Flash

Video/ City fitoi, por Guardiola tërbohet me Gvardiol: me sy të shqyer i tregon çfarë ka bërë

Lapsi.al 28 December 2023
Video/ City fitoi, por Guardiola tërbohet me Gvardiol: me sy të shqyer

Duke mposhtur me përmbysje Everton 3-1 në Goodison Park, Manchester City u rikthye në katër të parët në Premier League. Citizens lënë pas një periudhë të vështirë në kampionat, me vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e mëparshme. Diferenca nga kryesuesit e Liverpool është pesë pikë, por Citizens duhet të rikuperojnë ndeshjen kundër Brentford, që u shty për t'i lejuar ata të luajnë - dhe të fitojnë me një rezultat dërrmues në finalen kundër Fluminense - Kupën e Botës për Klube. Pavarësisht tre pikëve me Everton, në fund të ndeshjes kamerat inkuadruan teknikun Pep Guardiola duke iu drejtuar Josko Gvardiol, thuajse i demonizuar. Spanjolli e kapi nga krahët kroatin dhe dukej që diçka i shpjegonte.

GUARDIOLA KA DIÇKA PËR T'I THËNË JOSKO GVARDIOL

21-vjeçari kroat – që verën e kaluar u bë mbrojtësi më i paguar në historinë e futbollit, me 90 milionë euro të paguara nga City për Leipzig – kishte zëvendësuar në fund të dëmtuarin Stones, kur Everton kryesonte falë golit të Harrison. Në pjesën e dytë pastaj golat e Foden, Alvarez me penallti e Bernardo Silva përmbysën rezultatin. Por, me sa duket, kishte diçka në fushë që nuk e kënaqi aspak teknikun Guardiola dhe që kishte të bënte me Gvardiol.

Kështu pas fishkëllimës së fundit, ndërsa shumica e lojtarëve të tij po festonin me tifozët që kishin ndjekur City në transfertë, 52-vjeçari katalanas e mori mënjanë mbrojtësin kroat. Guardiola i foli atij në një mënyrë shumë të animuar me sytë të shqyer, duke i treguar se ku kishte gabuar. Bashkë me gabimet e kroatit Pepe dëshmoi në të njëjtën kohë se kush është: një perfeksionist maniakal, një njeri pasionant, një fitues që nuk ngopet kurrë dhe gjithmonë përpiqet të përmirësohet, duke pritur të njëjtën gjë nga lojtarët e tij.

@3_and_24 nah kan kena marah papa Pep ???? nggk papa itu tandanya pap Pep lagi ngeracik biar josko gvardiol jadi lebih baik?????#mancity #cityzens #mancestercity #joskogvardiol #pepguardiolaa @Manchester City ♬ suara asli - Dezalyr.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI