Flash

"Çfarë ka në xhepat e Bremer?": Juventus publikon videon tallëse ndaj rivalëve për rinovimin me mbrojtësin

Lapsi.al 28 December 2023
"Çfarë ka në xhepat e Bremer?": Juventus publikon
Juventus ka dashur të celebronte rinovimin e Gleison Bremer deri në vitin 2028 me një video ngacmuese në rrjetet sociale. Një kërkesë e thjeshtë i bëhet brazilianit: të tregojë se çfarë ka në xhep. Prej aty nis ngacmimi për sulmuesit e mëdhenj të Serie A.

BREMER, BARDHEZI DERI NË 2028

Juventus blindon mbrojtjen e tyre me rinovimin e Gleison deri në vitin 2028. Qendërmbrojtësi brazilian, gurthemeli i fazës mbrojtëse të teknikut Allegri, rinovoi zyrtarisht dje edhe për tre vite të tjera, duke u betuar për besnikëri ndaj bardhezinjve. Heshtin kështu zërat që e donin Bremer në Premier League në përfundim të këtij sezoni. Lexo më shumë: Juventus blindon mbrojtjen: Bremer, rinovon deri në vitin 2028 me pagë 'kampioni'

ÇFARË KA NË XHEPA?

Për të festuar rinovimin e mbrojtësit me tifozët e tyre, Juventus ndau një video në rrjetet sociale. Në të, klubi i kërkon lojtarit të tregojë se çfarë ka në xhep. Braziliani fillimisht nxjerr çelësat e makinës (natyrisht Jeep), më pas portofolin dhe në fund telefonin e tij. Pikërisht aty mund të shihen pamjet e mbrojtësit kundër Milanit dhe Napolit, me Bremer që bllokon Leao dhe Osimhen, duke iu referuar thënies së famshme të mbrojtësit që fut sulmuesin në xhep.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI