Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Fundi i trishtë i Benzema në Arabinë Saudite: e thërrasin të gjithë me një nofkë poshtëruese

Lapsi.al 28 December 2023
Fundi i trishtë i Benzema në Arabinë Saudite: e thërrasin

Kohë të vështira për Karim Benzema në Arabinë Saudite. Humbja e rëndë ndaj Al Nassr të Cristiano Ronaldos e bëri edhe më të nxehtë klimën rreth sulmuesit francez. Al-Ittihad e paguan ish-sulmuesin e Real me rreth 100 milionë euro në vit, por ka mbetur i zhgënjyer. Paraqitjet e tij, të konsideruara jo në nivelin e të kaluarës dhe investimit të klubit, i kanë kushtuar kritika të ashpra. E madje për të ka edhe një pseudonim poshtërues nga ata që duhet të jenë tifozët e tij.

Ata sigurisht prisnin më shumë nga ish-Topi i Artë, i cili mbërriti me bujë në skuadrën kampione në fuqi. Me francezin erdhi edhe bashkatdhetari i tij Kanté dhe Fabinho. E ndërkohë, shifrat (9 gola në 15 ndeshje të kampionatit dhe 12 në 20 duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet) dhe mbi të gjitha paraqitjet nuk ishin mjaftueshëm për Al-Ittihad, që gjendet 22 pikë larg kreut të renditjes. Mjafton të mendosh vetëm për paraqitjen katastrofike në ndeshjen e Botërorit për Klube kundër Al Ahly, që përfundoi keq. Një situatë që vetë Benzema ndoshta nuk do ta kishte menduar kurrë, duke gjykuar nga ajo që ndodhi pas debaklit të fundit ndaj mikut të tij Cristiano.

PSEUDONIMI POSHTËRUES

Në fakt, sulmuesi ka vendosur të largohet përkohësisht nga Instagram, edhe për shkak të disa kritikave të shumta që ka marrë. Edhe ai pseudonim, që ia kishin vënë ata që donin të imitonin emrin e tij, ishte i padurueshëm për të. Benzema mësoi se e quanin "Ben-Hazima" që në arabisht përkthehet në një "bir i disfatës". Një pseudonim që tregon shumë për vlerësimin që tifozët, kundërshtarët dhe të tjerët, tani ndjejnë për të.

Lexo më tejBenzema e lidhja me terrorizmin: "Hiqini Topin e Artë e kombësinë"

Kritika të ashpra dhe të pamëshirshme për sulmuesin edhe për qëndrimin e tij në fushë. Kjo gjë, mesa duket, e bëri atë të ketë mosmarrëveshje edhe me trajnerin Espirito Santo, i cili më pas u shkarkua. Një lojtar me vlerën dhe përvojën e tij duhet të kishte bërë diferencën për Al-Ittihad. E në vend të kësaj ai shpesh tregohej dembel dhe pak i gatshëm për të marrë pjesë në manovër. Edhe shtypi saudit nuk u tregua i butë ndaj tij siç konfirmohet nga fjalët e prezantuesit të njohur Ëalid Al-Farraj i cili deklaroi: "Hendeku mes Benzema dhe publikut po rritet dita ditës. Ai nuk ka 'luajtur' dhe nuk ka arritur kurrë të bëj qoftë për një herë diferencën. E mbi të gjitha, nuk bën asnjë përpjekje, sikur t'i thoshte publikut: "Thjesht po argëtohem me ju".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI