Flash

E hipën Schumacher në një Mercedes: tentativa ekstreme për ta rikthyer në normalitet

Lapsi.al 28 December 2023
E hipën Schumacher në një Mercedes: tentativa ekstreme për

Nesër, më 29 dhjetor, do të kenë kaluar ekzaktësisht dhjetë vjet nga ajo ditë e mallkuar në dëborë në Meribel, kur Michael Schumacher u rrëzua duke bërë ski jashtë pistës. Për fat të keq, në atë moment piloti legjendar goditi kokën në një gur, duke pësuar një dëmtim të rëndë, pavarësisht se mbante kaskë. Nga ai moment jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë. E pasuan koma, dy operacione në kokë, shtrimi në një klinikë zvicerane dhe më pas kthimi në shtëpi, në një vegjetim pa fund që zgjat që atëherë.

Që prej atij momenti, lajmet zyrtare për ish-pilotin e Ferrarit kanë reshtur dhe gjithçka që dihet i është besuar dëshmive - gjithmonë shumë diskrete - të atyre shumë pakëve, si Jean Todt dhe Luca Badoer, që mund ta vizitojnë. Ajo që ka mbetur sot nga Schumacher është përmbledhur në mënyrë mallëngjyese dy vite më parë nga gruaja e tij Corinna, e cila nuk e braktisi për asnjë moment: "Më mungon çdo ditë. Por nuk jam e vetmja që më mungon. Fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë rreth tij. Të gjithëve u mungon Michael. Por Michael është aty, është ndryshe, por është".

TENTATIVA EKSTREME

Ky Schumi "ndryshe" - me sa duket jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht larg - mori kujdesin më të mirë të mundshëm për të provuar të kthenin njeriun e dikurshëm apo dikë që i ngjante atij. Bild zbulon sot se, si pjesë e rehabilitimit të tij, ish-pilotin e hipën në një makinë Mercedes AMG. Qëllimi ishte të stimulohej truri me tinguj të njohur, pasi shtatë herë kampioni i botës kaloi mbi dy dekada duke garuar si në Formula 1, ku bëri debutimin e tij në Çmimin e Madh të Belgjikës 1991 me Jordan.

Lexo më tejRalf Schumacher 'zbërthehet' për Bild: "Michael më mungon, asgjë nuk është më si më parë"

Për më tepër, në këto dhjetë vjet piloti gjerman ka mundur të përdorë terapitë më të avancuara dhe nuk ka mbetur asnjë gur pa lëvizur në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e tij aktuale. Sipas asaj që shpjegon Bild, ekipi që e ndjek 24 orë në vilën e tij në Gland, në liqenin e Gjenevës, përbëhet nga 15 persona, përfshirë mjekë, masazhatorë dhe asistentë. Megjithatë ka ligje të jetës që as një zot i pistave si Michael nuk mund t'i shmangej. "Shkenca e avancuar mjekësore ofron shumë mundësi sot. Por asgjë nuk është si më parë", tha vëllai Ralf pak ditë më parë. Fjalë të vështira për t'u pranuar, të cilat vetëm të bëjnë të kuptosh se Schumacher, pothuajse 55 vjeç (do të jetë më 3 janar), ndoshta nuk do ta shohim më kurrë në publik.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI