Ditë të ngarkuara me analiza e situata për tu vlerësuar për Komisionin e Disiplinës dhe Etikës. Janë shqyrtuar jo vetëm ngjarjet e javës së fundit, por edhe ajo e rrahjes masive në futbollin e femrave në Tirana-Vllaznia. Disiplina ka qenë e ashpër me zbritje pikësh për Tiranën, humbje në tavolinë për Vllazninë. Përjashtim nga aktiviteti për presidentin e kuqebluve Lazër Matija e drejtoreshën e bardhebluve Ardenisa Aliaj. Dy vjet pezullim për Sharavollin e Tomorrit për sulmin ndaj arbitrit, dënime të forta edhe për Hakaj, Beckën dhe Ramillin.
Gjoba të shumta dhe të rëndë, si zakonisht për sjelljen e pahijshme të tifozerive, por rekordin e ka marrë FC Laberia. Çmenduritë në faqen zyrtare të klubit me fjalë fyese dhe banale në drejtim të arbitrave i kanë kushtuar 10 milionë lekë.
Lexo më tej: Skandal në futbollin e femrave, çmendet Megi Doçi: Rrihen me grushta e shkelma në Tirana-Vllaznia
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF
1. FK Kukësi e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/a të KDE, klubi dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. KF Tirana e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë kundërshtare. Në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
3. KF Vllaznia e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke fyer tifozerinë kundërshtare. Në bazë të nenit 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. Lojtari i KF Vllaznia, Esin Hakaj, e pëson për provokim të spektatorëve. Në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
5. KF Erzeni e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
6. FK Partizani e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë. Në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
7. KF Teuta e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KATEGORIA E PARË
8. Lojtari i FK Tomorri, Kostika Becka, e pëson për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
9. Lojtari i FK Tomorri, Gelando Sharavaolli, e pëson për kërcënime dhe sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të neneve 14/1/k dhe 14/1/l të KDE, dënohet me 2 (dy) vite pezullim nga veprimtaritë.
10. Lojtari i FC Besa, Myslim Ramilli, e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FUTBOLLI I FEMRAVE
11. KF Tirana Femra e pëson për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes dhe për pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra. Në bazë të neneve 6/3/g, 16/1, 17/1 të KDE, dënohet me zbritjen e 3 (tre) pikëve në klasifikim.
12. KF Vllaznia Femra e pëson për shkaktimin e ndërprerjes së ndeshjes kundër KF Tirana Femra, duke qenë përgjegjëse për aktet e dhunës dhe shkeljen e rregullave themelore të sjelljes së mirë. Në bazë të neneve 6/3/j, 16/1, 17/2/a, 17/2/h të KDE, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0.
13. Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, e pëson për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra. Në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
14. Zyrtaria e KF Tirana Femra, Ardenisa Aliaj, e pëson për sulm fizik ndaj lojtareve dhe zyrtareve të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar akte dhune ne ndeshjen midis KF Tirana Femra kundër KF Vllaznia Femra. Në bazë të neneve 6/2/a, 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me përjashtim nga aktiviteti për sezonin futbollistik 2023-2024. Në zbatim të neneve 6/2/b dhe 6/2/c të KDE, zyrtares i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
KATEGORIA E DYTË
15. Laberia FC, për publikimin e deklaratave fyese dhe diskriminuese që cënojnë reputacionin e futbollit dhe zyrtarëve të saj. Në bazë të neneve 6/1/c, 6/4, 8, 13, 15/1, 47 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 10.000.000 (dhjetë milion) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
16. Zyrtari i Laberia FC, Nikollaq Divia e pëson për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
17. KF Butrinti e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe hedhur sende në fushën e lojës. Në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
18. Lojtari i KF Butrinti, Salvador Gjonaj, e pëson për sulm fizik ndaj lojtarit kundërshtar. Në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
19. Lojtari i AF Luftetari, Sousa Santos Jersival, e pëson për sulm fizik ndaj lojtarit kundërshtar. Në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
20. Lojtari i AF Luftetari, Nazmi Gaba, për sulm fizik ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
21. KF Shkumbini e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës. Në bazë të nenit 17/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.