Flash

Video/ Brighton trondit Postecoglou: poker i Seagulls mban Tottenham jashtë Champions

Lapsi.al 28 December 2023
Video/ Brighton trondit Postecoglou: poker i Seagulls mban Tottenham jashtë

Fitore e madhe e Brighton në javën e 19 të Premier League me një 4-2 përballë Tottenham, që lë njerëzit e Postecoglou jashtë zonës Champions. Seagulls e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë me dy gola të Hinshelwood dhe penalltinë e Joao Pedro. Spurs nuk është se u rritën në nivel në të dytën, madje pësuar dy gola të tjerë të firmosur nga Estupiñán dhe penalltia e dytë e ndeshjes e Joao Pedro. Tottenham u zgjua shumë vonë dhe dy golat e Véliz dhe Davies vetëm sa bënë pasivin më pak të rëndë.

Londinezët duhet të kërkonin rifutjen në katër të parët në shtëpinë e një Brighton që nuk fitonte prej tre ndeshjesh. E megjithatë, Spurs e panë veten në disavantazh shumë shpejt, falë një Joao Pedro të inspiruar. I tij asisti për Hinshelëood në minutën e 11', në rastin e golit të parë të Seagulls. Të besuarit e Postecoglou e ndjenë goditjen dhe u nervozuan, ndërsa De Zerbi e kuptoi se mund të siguronte rezultatin dhe e bëri në minutën e 23. Një penallti për tërheqjen e Welbeck nga Kulusevski i dha mundësinë Joao Pedro të shënonte golin e dytë.

Lexo më tej: Video/ City përmbys Everton në pjesën e dytë: Foden, Alvarez e Silva i kthejnë buzëqeshjen Guardiolës

TOTTENHAM U ZGJUA VONË

Spurs ishin në mëshirën e Brighton, pavarësisht dëshirës për të ngritur kokë. Loja e skuadrës së De Zerbit e futi në ngërce të mëdha Tottenham, që në minutën e63' pësoi edhe golin e tretë. Estupiñán shënoi pas një asist të Milner, duke bërë tris, ndërsa penalltia e dytë e ndeshjes i dha Joao Pedros kënaqësinë e dygolëshit personal. Lo Celso ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Ferguson dhe Vicario nuk mundi dot të gjente krahun e goditjes së portugezit. 10 minutat e fundit, kur Brighton kishte lëshuar dicka në lojë, Spurs ngushtuan diferencën me Veliz fillimisht e më pas Davies. Por thelbi pas 100 minutash lojë nuk ndryshoi, Brighton triumfoi 4-2 dhe u ngjit në kuotën e 30 pikëve. Tottenham mbetet me 36 në vendin e 5, një më pak se Manchester City, që ka një ndeshje për të rikuperuar.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI