Flash

Një vit pa Pelé, legjenda që krijoi mitin e numrit 10: futbolli humbi simbolin e tij

Lapsi.al 29 December 2023
Një vit pa Pelé, legjenda që krijoi mitin e numrit 10: futbolli

Një vit më parë, më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare, Edson Arantes Do Nascimento, i njohur në mbarë botën thjesht si Pelé, u nda nga jeta pas një sëmundje të gjatë. Miti Pelé, legjenda e futbollit brazilian dhe atij ndërkombëtar, më i dashuri në vendin e tij, për shumë vite në qendër të një rivaliteti në distancë me Maradonën për titullin e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit.

Pelé, i cili është i vetmi lojtar që ka fituar tre herë Kupën e Botës dhe i pari që ka shënuar në katër edicione të ndryshme, luajti për Santos gjatë gjithë jetës së tij. Nga viti 1957 deri në vitin 1974 ai mbajti veshur fanellën bardhezi. Në fund të karrierës së tij, ai u përpoq për tre vjet të ngrinte futbollin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fanellën e Neë York Cosmos. Ishte një hap larg kalimit në Itali, te Inter: Angelo Moratti përfundoi blerjen nga bardhezinjtë brazilianë, por në fund presidenti i Santos u bind nga “revolta” që shpërtheu në rrugë, në njoftimin e shitjes së tij në Evropë. Nuk luajti në Serie A, por me futbollin italian u përball në finalen e Botërorit të fituar nga Brazili në vitin 1970.

Lexo më tejLamtumirë 'Magjistari i Topit' Pele

Miti i fanellës me numrin 10 lidhet veçanërisht me emrin e tij, simbolin e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Gjithçka filloi në Kupën e Botës 1958 në Suedi, kur drejtuesit brazilianë dërguan listën e lojtarëve në FIFA pa treguar numrat e fanellave që ishin caktuar për lojtarët. E kështu një punonjës i organizmit më të lartë federal të Amerikës së Jugut i caktoi numrat rastësisht dhe 17-vjeçari Pelè mori numrin 10. Një numër nga i cili nuk u nda kurrë dhe me të cilin shkroi historinë e futbollit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI