Flash

Video/ Një gol i dyshimtë rrëzon Arsenal, Liverpool kampion dimri: West Ham fiton 0-2 mes polemikave

Lapsi.al 28 December 2023
Video/ Një gol i dyshimtë rrëzon Arsenal, Liverpool kampion

Në javën e 19 dhe të fundit të fazës së parë të Premier League, shembet Arsenal, i mposhtur 2-0 nga West Ham në derbin e luajtur në Emirates. Golat e Soucek dhe Mavropanos ishin përcaktues për Hammers. Gunners dështojnë kështu të kalojnë Liverpool, që shpallet kampion i dimrit.

Dështim i rëndë për Arsenal, që humbi 2-0 ndaj West Ham në Emirates dhe nuk arriti të kalojë Liverpool në krye të renditjes. Në fazat e para të ndeshjes, skuadra e teknikut Arteta kontrolloi ndeshjen, por në minutën e 13' Hammers hapën lojën befasisht. Bowen mbajti topin në lojë në një pozicion jashtëzakonisht të dyshimtë, në pamje të parë jashtë fushës. Pasimi i tij ishte për Soucek që e pati të thjeshtë të shënonte. Pas një kontrolli të gjatë VAR u konfirmua goli i miqve (jo pa polemika). Arsenal nisi sërish shtyrjen, por në minutat e mbetura të pjesës së parë nuk arritën të rikthejnë në ekuilibër ndeshjen.

Lexo më tejVideo/ Brighton trondit Postecoglou: poker i Seagulls mban Tottenham jashtë Champions

Pas kthimit në fushë pas pushimit, Hammers goditën sërish. Në minutën e 55', një krosim perfekt nga këndi i Ward-Prowse dhe një goditje me kokë i mbrojtësit grek Mavropanos. Pavarësisht epërsisë dhe zotërimit të gjatë të topit, Gunners nuk ishin në gjendje të rihapin ndeshjen. Të besuarit e Moyes marrin kështu fitoren. Arsenal humbet 2-0 dhe mbetet dy pikë pas Liverpool, me 40. West Ham, është në vendin e gjashtë, e ngjitet në kuotën e 33 pikëve.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI