Flash

Onana bën bilancin e vitit me United: "Gabimet? Edhe te Inter i bëja, por tani nuk më harrojnë"

Lapsi.al 31 December 2023
Onana bën bilancin e vitit me United: "Gabimet? Edhe te Inter i

Sezoni i tij me Manchester United deri më tani ka qenë plot gabime dhe kritika, por André Onana është optimist. Portieri kamerunas kujton se të njëjtën gjë përjetoi edhe kur mbërriti te Inter. “Gabimet janë pjesë e mësimit, e njëjta gjë ndodhi te Inter. Në fillim më kritikuan, por tani është dashuri e përjetshme me zikaltrit. Jam i sigurt që gjërat do të përmirësohen, kur ke aftësinë është vetëm çështje kohe”, tha portieri kamerunas.

"Kam punuar gjithë jetën time për të arritur këtu ku jam tani. Është një krenari e madhe të përfaqësosh Manchester United, të vesh këtë fanellë, e cila peshon shumë. Sot jam i lumtur", shtoi ai për Sky.

GABIMET

"Gabimet? Janë pjesë e të mësuarit - përsëriti Onana -. E di që njerëzit presin shumë nga unë dhe prandaj më kritikojnë kaq shumë. Por për mua nuk është problem, jam mësuar. E njëjta gjë ndodhi edhe te Inter. Në fillim më kritikuan, por shiko si përfundoi... Tani është dashuri e përjetshme me zikaltrit. Manchester United është një klub edhe më i madh dhe pritshmëritë janë gjithashtu më të mëdha. Por jam i sigurt se duke bërë gjithmonë më mirë, tani e tutje, do të buzëqeshim së bashku siç ndodhi me Inter. Pakkush besoi tek ne, por ne treguam atë që ishim të aftë".

Lexo më tej: Batuta e komentatorit të Sky për Onana, ekzalton tifozët: "Mrekulli... bëri një pritje"

E ARDHMJA

Për të ardhmen, Onana ishte gjithashtu i sigurtë: "Tani, te United, unë e kam të ardhmen time në duart e mia. Ne vetëm duhet të rikthehemi dhe jam i sigurt se do ta bëjmë. Kjo është arsyeja pse unë them se jeta përbëhet nga momente, dhe si e tillë, në të mirë e në të keq janë gjithmonë të përkohshme. Mund të ketë sezone të mira dhe të këqija, në jetë duhet të kuptosh se kur duhet të shijosh momentet e mira dhe kur duhet të durosh ato të këqija. Ne jemi qënie njerëzore, të gjitha këto na ndihmojnë të mësojmë”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI