Flash

Adhurues i mbrojtjes bardhezi si gjithmonë, Mourinho: "Muri i Juventus vështirë të kalohet"

Lapsi.al 31 December 2023
Adhurues i mbrojtjes bardhezi si gjithmonë, Mourinho: "Muri i Juventus

Roma doli e mundur nga shtëpia e Juventus dhe Jose Mourinho e pranon me sportivitet: "Luajtëm me shumë personalitet, por na mungoi konkretizimi - komentoi portugezi në fund të ndeshjes -. Arritëm të krijonim më shumë sesa kisha menduar në prag të ndeshjes. Por në pjesën e parë bëmë shumë mirë duke krijuar probleme për Juventus. Na mungoi goli, pastaj pasi pësuam një gol për shkak të disa përplasjeve të topit gjithçka u bë më e vështirë. Kapërcimi i murit të Juventus është i vështirë, sepse është shumë i strukturuar. Jam i kënaqur me mënyrën se si u përballëm dhe përgatitëm ndeshjen, por padyshim jo për rezultatin”.

Një elozh si gjithnjë për mbrojtjen e Juventus. Mourinho edhe më parë nuk i ka kursyer lëvdatat për prapavijën bardhezi. Në vitin 2018 kur drejtonte Manchester United, Special One tha pas eliminimit: “Kanë Bonucci e Chiellini si bazë të skuadrës që duhet të mbajnë leksione universitare në Harvard për mënyrën si mbrojnë. Janë fantastikë, absolutisht fantastikë”.

TRANSFERTAT MAKTH

Vazhdojnë vështirësitë në transfertë për Romën dhe Mourinho nuk e mohon: “Natyrisht në shtëpi jemi një skuadër ndryshe, por nuk jemi e vetmja skuadër që e kemi këtë problem. Duhet të kemi respekt për punën dhe përkushtimin tonë pavarësisht të gjitha problemeve që kemi - komentoi Mourinho për DAZN -. E kam thënë disa herë që larg shtëpisë ndoshta na mungon pak personaliteti dhe aftësia për t'u imponuar. Por jo sot. Kundër Juventus nuk ndodhi dhe ata po luftojnë për titullin. Ishim skuadra më e fortë në pjesën e parë dhe vetëm goli ndryshoi perspektivën e ndeshjes. Ne nuk arritëm të krijonim ndonjë rast të madh në pjesën e dytë. Por është mëkat sepse luajtëm shumë mirë në pjesën e parë".

MUNGESA E NDICKA E MERKATO

Roma tani do të duhet të bëjë edhe pa mbrojtësin Ndicka, që do të shkojë në Kupën e Kombeve të Afrikës: "Jam i kënaqur me mënyrën se si ai është rritur, përfshirë Kristensen. Ata janë krenaria ime si dhe personaliteti i Bove. Sigurisht që rezultati ka rëndësi dhe ne meritonim një më të mirë. Nuk mund të them asgjë për merkaton. Nuk e di nëse do të vijë ndonjë mbrojtës apo jo. Por tashmë po mendoj për ndeshjen e ardhshme pa Ndicka e pa një zëvendësues për të”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI