Flash

FOTO/ Ndenjëse kokës, gjakoset tifozi i Juventus: akt i shëmtuar i ultrasve të Romës në Stadium

Lapsi.al 31 December 2023
FOTO/ Ndenjëse kokës, gjakoset tifozi i Juventus: akt i shëmtuar

Humbjen 1-0 në Torino siç duket nuk e kanë kapërcyer mirë tifozët e Romës. Një episod i shëmtuar ka ndodhur, në fakt, gjatë Juventus-Roma. Sipas disa rikonstruksioneve të ngjarjes, një tifoz në zonën romaniste (më saktë në sektorin ngjitur me sektorin mysafir) shkuli një ndenjëse të Allianz Stadium dhe më pas e hodhi drejt një tifozi të Juventus. Personi i goditur u plagos në kokë dhe mbeti përtokë i gjakosur, për tu shoqëruar më pas jashtë stadiumit për të marrë ndihmë mjekësore.

Goditja në kokë me një ndenjëse të shkulur në stadium, është një sjellje për t'u censuruar. Në fakt, ajo i shtohet koreve raciste që u dëgjuan në Stadium ndaj Dusan Vlahovic. "Je një cigan" ishin thirrjet e verdhekuqve gjatë daljes së serbit nga fusha, në minutën e 76', i zëvendësuar nga Milik.

Lexo më tejRrëzoi Romën me një gol, Rabiot: "E kishim parë Inter, tani besojmë më shumë te titulli"

Juventus mposhti Romën 1-0 në javën e fundit të vitit 2023 në Serie A. Bardhezinjtë tani i afrohen Inter në krye të tabelës, me vetëm dy pikë distancë. Në ndeshjen mes teknikëve Allegri e Mourinho, pas shtyllës së Cristante në startin e ndeshjes për Romën, ishte Juventus ai që krijoi rastet më të pastra me Vlahovic dhe Kostic në pjesën e parë. Vetë sulmuesi serb ishte protagonist në minutën e 47' me asistin që nxorri të lirë Rabiot përpara Rui Patricio për golin që vlejti tre pikë. Në fund, pati edhe një gol të anuluar ndaj Chiesa për pozicion jashtë loje.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI