Flash

E shtypi qëllimisht me makinë: arrestohet çiklisti Rohan Dennis, akuzohet se vrau gruan

Lapsi.al 31 December 2023
E shtypi qëllimisht me makinë: arrestohet çiklisti Rohan

Bota e çiklizmit është tronditur rëndë. Australiani Rohan Dennis, 33 vjeç, dy herë kampion bote në provën individuale të kronologjisë në 2018 dhe 2019, u arrestua në Adelaide. Akuza për të është vrasja e gruas dhe nënës së dy fëmijëve të tij, Melissa Hoskins. Ish-çiklisten 32 vjeçare, ai e ka shtypur me makinë.

Sipas shtypit australian, Dennis e ka goditur qëllimisht gruan me një furgon të familjes jo shumë larg shtëpisë, në Medindie, afër Adelaide. Aty, familja e Dennis ishte zhvendosur pak më shumë se një javë më parë. Ish-çiklisti i Jumbo-Visma akuzohet për “vdekje për drejtim të rrezikshëm, drejtim i pakujdesshëm dhe i pasaktë”. Melissa u transportua në spitalin Royal Adelaide në gjendje kritike dhe më vonë vdiq nga plagët e marra në aksident. Dennis u lirua me kusht, por do të dalë në gjykatë më 13 mars. Së fundmi ai u tërhoq nga çiklizmi, duke e mbyllur karrierën e tij në Kanada pas 33 fitoreve.

Dennis gjithashtu krenohet edhe me një fitore etape në Giro d'Italia, një në Tour de France dhe dy në Vuelta. Për më tepër, karriera e tij pasurohet nga një medalje olimpike në pistë dhe dy tituj botërorë në ndjekje ekipore. Melissa Hoskins ishte gjithashtu një çikliste, kampione bote në ndjekje ekipore në vitin 2015 dhe kampione e shumëfishtë australiane në të njëjtën disiplinë. Ajo gjithashtu garoi edhe në rrugë e veshur me fanellën Lotto-Honda në vitin 2011 dhe më pas atë të Orica-AIS për katër sezone. Në maj 2017 ajo njoftoi tërheqjen e saj konkurruese dhe një vit më vonë u martua me Rohan Dennis.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI