Flash

Shehi duhet të japë indikacione për merkaton: Partizani nesër në Antalia ku e pret Volendam dhe Neftchi Baku

Lapsi.al 1 January 2024
Shehi duhet të japë indikacione për merkaton: Partizani

Ndryshimi teknik, me ardhjen e teknikut Orges Shehi vetëm pak ditë para mbylljes së vitit 2023, e ka bërë të nevojshme për Partizanin, një fazë përgatitore intensive. Në këtë pikë pak rëndësi ka fakti se koha deri në rinisjen e kampionatit nuk është e madhe. Kështu, të kuqtë kanë zgjedhur Turqinë dhe rezidencat e Antalias nga data 2 deri në 10 janar, duke i dhënë mundësinë teknikut të njohë në detaje lojtarët me të cilat do të punojë për gjysmën e dytë të sezonit, në kërkim të konfirmimit kampion.

Tetë ditë shumë të rëndësishme, në fakt, edhe në këndvështrimin e merkatos, me drejtuesit dhe teknikun Shehi që do të diskutojnë për përforcimet e mundshme, ndoshta me mundësinë konkrete për ti provuar në dy miqësoret në program. Pikërisht kështu sepse Partizani ka të planifikuara dy teste të rëndësishme gjatë ditëve turke. Në datën 5 janar Shehi dhe të tijtë do të përballen me holandezët e Volendam aktualisht në vendin e 17 në Eredivisie e që vjen nga katër humbje në 5 ndeshjet e fundit. Katër ditë më pas, në 9 janar e një ditë përpara kthimit në Tiranë, Partizani do të luajë kundër Neftchi Baku, i treti në kampionatin azer, e që duke parë kohët e testit është edhe sfida më e rëndësishme për Shehin, përpara rifillimit të kampionatit.

Lexo më tej: "Nivel shumë i lartë, jashtë realitetit": Rama tallet me Enea Jorgjin për vendimet kundër Partizanit

Kategoria Superiore rinis në 12 janar me javën e 19, ndërsa Partizani do të zbresë në fushë një ditë më pas kundër Teutës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI