ALLY ADAMS PORTIER, APO SULMUES?
Ditën e djeshme për kampionatin skocez (ekuivalenti i Kategorisë së Parë tonë) u zhvillua ndeshja ndërmjet Raith dhe Arbroath. Ndeshja më klasike e ekstremeve të renditjes, me vendasit të parët në renditje dhe miqtë në vendin e parafundit. Gjithçka dukej e lehtë për kryesuesit e kampionatit, që udhëhiqnin 2-0 dhe me kundërshtarët e tyre të detyruar të hidhnin në fushë, nga pankina, portierin e dytë si një lojtar i lëvizjes për shkak të dëmtimeve të ndryshme. Pra, Ally Adams, portieri rezervë i Arbroath, që praktikisht nuk e kishte parë kurrë fushën deri në këtë moment gjatë sezonit, e gjeti veten duke luajtur rolin e sulmuesit. E për më tepër u bë heroi i ditës. Në fakt, diçka më pak se 20 minuta pas hyrjes së tij në fushë, Adams shpiku një gol fantastik. Me shpinë nga porta, mbi 30 metra larg, pa u menduar dy herë ai u kthye dhe lëshoi një silurë që përfundoi nën traversë dhe pas shpinës së "kolegut" të tij kundërshtar. Një gol i papritur që rihapi ndeshjen dhe nisi rikthimin e skuadrës. Arbroath, më pas, arriti të rrëmbejë një barazim të papritur në një goditje dënimi. Një përrallë e vërtetë fundviti, për një 30 dhjetor që Ally Adams vështirë se do ta harrojë.Oh wow ? This is absolutely unbelievable! Arbroath sub goalie Ali Adams comes off the bench, 2-0 down and does this ? pic.twitter.com/Xom9eBuITA
— The Modern-Day GK (@themoderndaygk) December 30, 2023