Flash

Video/ Salah dygolësh në ditën e parë të vitit: Liverpool mposht 4-2 Newcastle e shkëputet në krye

Lapsi.al 1 January 2024
Video/ Salah dygolësh në ditën e parë të vitit:

Java e 20-të e Premier League mbyllet me fitoren e Liverpool, që dominoi ndaj Newcastle duke e mposhtur me rezultatin 4-2. Magpies pësojnë kështu humbjen e pestë në gjashtë ndeshje. Salah humbi një penallti, skuadrat panë t'i anulohet nga një gol dhe pjesa e parë përfundoi 0-0. Ndeshja nxehet në të dytën: dygolësh i Salah dhe golat e Jones dhe Gakpo e dërgojnë Jurgen Klopp në 45 pikë. Reds fluturojnë në +3 nga Aston Villa dhe +5 nga City dhe Arsenal.

Liverpool nuk zhgënjeu pritshmëritë dhe nuk humbi mundësinë për të bërë një lëvizje domethënëse në krye të renditjes. Reds shtynë pëpara menjëherë, duke impenjuar Dubravska. Sllovaku ishte vendimtar ndaj Salah, edhe Jones. Fati i keq goditi Liverpool brenda tre minutash. Diaz pa t'i anulohet goli (18') për shkak të një pozicioni jashtë loje të Darwin Nunez. Pastaj Salah humbi penalltinë në minutën e 21'. Egjiptiani u hipnotizua nga Dubravka dhe Alexander-Arnold goditi lart topin e rikthyer. Presioni i skuadrës së Klopp vazhdoi, por Dubravka ndaloi në dy raste Nunez. Newcastle dha shenjat e para, në golin e anuluar ndaj Isak (37').

GJASHTË GOLA NË 45 MINUTA

Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë (48'), kur Nunez gjeti Salah të lirë në zonë dhe egjiptiani shënoi golin e 1-0. Vendasit mund të dyfishonin, por pësuan golin e barazimit në kundërsulm. Në minutën e 54' Gordon shërbeu për Isak, që mundi portierin me një prekje të precize. Liverpool u kthye në kërkim të fitores, por Dubravka ngriti një mur të vërtetë. Portieri shpëtoi ekipin e tij në pesë raste, e u rrëzua vetëm në minutën e 73', kur Curtis Jones riktheu Reds në avantazh. Këtu ndeshja mori një kthesë përfundimtare, pasi katër minuta më vonë Salah gjeti të lirë Gakpo që shënoi golin e 3-1 (77'). Newcastle ngushtoi diferencën me goditjen me kokë të Botman (81'), por u rrëzua pesë minuta më vonë. Diogo Jota fitoi një penallti, që këtë herë Salah nuk e gaboi duke bërë 4-2 në minutën e 86'.

Lexo më tejVideo/ Fundviti katastrofë për Arsenal, humb derbin e dytë në tre ditë: Totenham 'kërcënon' zonën Champions

Liverpool kryeson i vetëm me 45 pikë. Klopp tani është +3 ndaj Aston Villa (42) dhe +5 ndaj Man City dhe Arsenal (40). Ndalet në 29 pikë Newcastle, që rrëshqet në vendin e nëntë, pas humbjes së tyre të pestë në gjashtë ndeshjet e fundit (e treta radhazi).

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI