Flash

Video/ Ditën e parë të vitit në Trigoria shfaqet Kumbulla: buzëqesh Mourinho, por edhe Sylvinho

Lapsi.al 1 January 2024
Video/ Ditën e parë të vitit në Trigoria shfaqet Kumbulla:
Lajme të mira në këtë fillim të vitit 2024 për teknikun Sylvinho dhe kombëtaren e Shqipërisë. Në seancën e parë stërvitore në Trigoria të Romës është shfaqur edhe Marash Kumbulla. I dëmtuar rëndë në ndeshjen Roma-Milan, qendërmbrojtësi verdhekuq nuk luan në fushat e blerta që në muajin maj. Një mungesë që e ka ndjerë edhe tekniku brazilian i kuqezinjve. Tani Kumbulla ka gjashtë muaj për të fituar një vend titullar te Roma, duke parë emergjencën difensive të Mourinhos dhe një vend në seleksionin shqiptar në Euro 2024. Verdhekuqtë janë kthyer të punojnë në ditën e parë të vitit 2024 për të përgatitur sfidën e të mërkurës në mbrëmje, në Olimpico, kundër Cremonese. Prezentë kanë qenë edhe të munguarit për një kohë të gjatë Renato Sanches e Kumbulla. Ende jashtë Smalling, Abraham përveç Aouar e Ndicka të grumbulluar për Kupën e Afrikës. Lexo më tej: “Forca djema, unë jam me ju!” Kumbulla nuk luan që në maj, por e do kombëtaren në Europian Kundër Milan mbrojtësi i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim kompleks në krucialin e përparmë të gjurit të djathtë. Kumbulla u largua nga fusha pas një çerek ore lojë, për shkak të një përplasjeje të rëndë loje. Dëmtimi, ashtu si u mendua që në fillim, ishte shumë i rëndë. U kuptua që kur Marash Kumbulla doli nga fusha në lot. Britmat e tij lanë të kuptohej se ishte serioze dhe pas kontrollit të parë, rezultoi e vërtetë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare kishte pësuar një çarje të kruciatit të përparmë në gjurin e djathtë. Konfirmimi erdhi nga raporti mjekësor pas kontrolleve të kryera nga mbrojtësi i Romës.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI