Flash

Toni Kroos te Juventus në verë i nxitur nga Khedira? Gjermani zgjedh të ardhmen e tij

Lapsi.al 1 January 2024
Toni Kroos te Juventus në verë i nxitur nga Khedira? Gjermani zgjedh

Merkato dimërore po afron dhe të ashtuquajturat thashetheme për transferimet nisin menjëherë të qarkullojnë. Emri i madh që është shfaqur ditët e fundit është ai i Toni Kroos. Gjermani shkon në skadencë kontrate me Real Madrid dhe po kërkohet nga disa klube, përfshirë Juventus. Në këtë drejtim duket se mesfushori i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij.

TONI KROOS TE JUVENTUS?

Lajmi që ka qarkulluar ditët e fundit është se Giuntoli po punon me dritat e fikura për ta bindur të pranojë ofertën e Juventus në verë, kur i skadon kontrata me Los Blancos. Do të ishte një goditje e shkëlqyer pavarësisht se gjermani nuk është më shumë i ri. Megjithatë, dy janë faktorët që e bëjnë një operacion të komplikuar. Së pari paga, aktualisht në Madrid ai fiton gati 12 milionë euro neto në sezon (merr rrogën më të lartë). Në Torino rroga e tij praktikisht duhet të përgjysmohet. E, më pas, një faktor tjetër që nuk duhet nënvlerësuar është mosha. Në fakt ai do të mbushë 34 vjeç më 4 janar dhe për një shoqëri që ka vendosur të fokusohet tek Next Gen nuk do të ishte një zgjedhje koherente.

Lexo më tej: Video/ Një mi driblon Kroos e gjermani tërbohet: imazhet janë vërtetë zbavitëse

KROOS-REAL MADRID, NJË DASHURI E PËRJETSHME

Me pak fjalë, vështirësitë janë të shumta, pavarësisht se Zonja e Vjetër iu rekomandua atij nga miku dhe bashkatdhetari Sami Khedira. Edhe ai nga merengues kaloi në Torino ku jetoi një rini të dytë. Sipas Sportitalia, me qëndrimin e teknikut Ancelotti në Madrid, Kroos mund të mbetet ende fari i mesfushës së tij. Synimi i drejtuesve të Los Blancos është që t'i ofrojë një rinovim edhe për një vit. Një propozim që Toni do ta pranonte me dëshirë duke pasur parasysh lidhjen e tij me klubin spanjoll. Ndjesia është se historia e dashurisë mes Kroos dhe Real Madrid është e destinuar të vazhdojë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI