Flash

'Mbreti' i perzervativëve dhe sheqerit: jeta e re dhe përditshmëria absurde e Faustino Asprilla

Lapsi.al 1 January 2024
'Mbreti' i perzervativëve dhe sheqerit: jeta e re dhe

Sytë ende shkëlqejnë kur përmendet Faustino Asprilla në Parma: lider i verdhebluve që me të në fushë fituan 1 Kupë Italie, 1 Kupë Kupash, 2 Kupa UEFA (tani Europa League) dhe 1 Superkupë të Europës. Por çfarë ndodhi më pas me ish-sulmuesin kolumbian? Sot ai është një sipërmarrës i njohur i suksesshëm, por ai dëshiron të tregojë se janë të tjerët ata që punojnë.

ASPRILLA, 'MBRETI' I KONDOMËVE E SHEQERIT

Ish-sulmuesi i Parma dhe Newcastle trashëgoi kompaninë nga babai i tij dhe prodhon kallam sheqeri për qeverinë kolumbiane. Ai ka gjithashtu një kompani prezervativësh të quajtur Tino Condones, të cilin ai vetë e rekomandon me shije guava. Por edhe pse i ka varur këpucët e futbollit për të veshur mokasina, Asprilla nuk heq dorë nga jeta e bukur: "Dita ime e zakonshme përfshin zgjimin në mesditë - tha ai për Gazzetta dello Sport në një intervistë -. Mëngjesi i bollshëm me bazë frutash. Gjumi i pasdites. Dush, darkë e ahengje deri në gdhirë. Kur punoj? Kam shumë punonjës, kujdesen ata për të punë. Unë drejtoj. E ndonjëherë luaj akoma futboll: kam një ekip, këtu në Tulua". Asprilla ka folur edhe për krahasimin e tij me Osimhen.

Një tjetër nga pasionet e Tino Asprilla janë femrat: "Seksi ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për mua. Femrat më kanë pëlqyer gjithmonë dhe shumë. Një herë kam pozuar lakuriq për një revistë italiane dhe Cavalier Tanzi, i cili më donte shumë por shkonte në meshë çdo të dielën, u inatos shumë. Fakti është se përballë një gruaje të bukur nuk mund të rezistoj: duhet ta josh. Në fakt, pas divorcit nga Catalina, nuk u martova më. Shumë lidhje, por asnjë e përhershme".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI