Flash

Sylvinho i teti në botë sipas IFFHS: braziliani i Shqipërisë në elitën e trajnerëve me Scaloni e Deschamps

Lapsi.al 1 January 2024
Sylvinho i teti në botë sipas IFFHS: braziliani i Shqipërisë
2023 ka qenë një vit i mbushur me suksese për teknikun e kombëtares së Shqipërisë Sylvinho. E siç duket edhe 2024 ka nisur me të njëjtin trend. Arritjet futbollistike të brazilianit kanë marrë vlerësimin e Institutit të Statistikave të Futbollit, IFFHS, duke e pozicionuar teknikun kuqezi mes emrave të mëdhenj të trajningut botëror. IFFHS ka publikuar renditjen e trajnerëve më të mirë të ekipeve Kombëtare të vitit 2023. E në renditjen e publikuar për vitin që sapo u mbyll, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho është renditur në vendin e tetë. Tekniku brazilian është vlerësuar mes 10 trajnerëve më të mirë në botë që drejtojnë ekipe përfaqësuese, duke u vlerësuar për arritjet e këtij viti me Shqipërinë, kualifikimi në kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe vendi i parë në Grupin E. Lexo më tejIFFHS, Haaland është lojtari më i mirë në botë: Ronaldo shënuesi më i mirë i vitit 2023 Në renditje trajneri Silvinjo ka lënë pas teknikun e Marokut, Walid Regragui i cili bëri shumë mirë me kombëtaren në Botërorin 2022 dhe trajnerin e Skocisë, Steven Clarke. Para trajnerit Sylvinho janë renditur, kampioni i botës me Argjentinën Lionel Scaloni, nënkampioni në Katar me Francën Didier Deschamps, tekniku i Belgjikës Roberto Martinez, ai i Spanjës Luis De La Fuente, Marcelo Bielsa, Hajime Moriyasu dhe trajneri i Tre Luanëve Gareth Southgate.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI