Flash

Zbulimi i frikshëm i ish-menaxherit Copeland: "Rohan Dennis kishte dy personalitete"

Lapsi.al 2 January 2024
Zbulimi i frikshëm i ish-menaxherit Copeland: "Rohan Dennis kishte dy

"Nuk ishte kurrë e lehtë të kuptoje se me cilin Rohan Denis po flisje. Sikur dy njerëz të ndryshëm të jetonin së bashku në të". Kështu e përshkruan ish-menaxheri i ekipit, Brend Copeland, çiklistin australian, të arrestuar dhe më pas të liruar me kusht. Ai akuzohet për vrasjen e Melissa Hoskins, gruas dhe nënës së dy fëmijëve të tij, të cilën e ka përplasur me makinën e tij para shtëpisë së tyre në Medindie, afër Adelaide, në Australi, ku ata ishin zhvendosur së fundmi. "Ai kishte psikologun e tij - vazhdoi Copeland për Gazzetta dello Sport -. Ne kemi punuar shpesh me të. Shumë thirrje, në përpjekje për t'i trajtuar situatat në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi impenjuar shumë për këtë".

Lexo më tej: Melissa hipi mbi kofano për të shpëtuar, Dennis e tërhoqi zvarrë deri sa mbaroi: dalin detajet e krimit të çiklistit

Në vitin 2019 Copeland ishte me Dennis në Bahrain-Merida, kur gjatë një faze të turneut dhe pas një tentative shkëputjeje, ai zbriti nga biçikleta dhe u tërhoq pa dhënë shpjegime. “Pas atij viti 2019 shumë të vështirë, nuk qëndrova më në kontakt me Rohan – tha Copeland. Ish-menaxheri tha se ishte “shumë i tronditur nga ajo që ndodhi. Gjatë sezonit, shkova për ta vizituar në Andorra, ku ai jetonte me familjen e tij. U largova i bindur se gjërat ishin më mirë.” Përshtypje e gabuar, sepse tani Denis do të dalë para Gjykatës më 13 mars.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI