Flash

Tirana fazë përgatitore 'low cost': duhet zhbllokuar merkato, grumbullimi brenda kryeqytetit

Lapsi.al 2 January 2024
Tirana fazë përgatitore 'low cost': duhet zhbllokuar
Tirana ka shumë probleme për të zgjidhur në këtë fillim viti, duke nisur nga zhbllokimi i merkatos e deri te lloji i lëvizjeve që duhet të bëjë për tu përforcuar. Të gjitha këto e kanë bërë klubin kryeqytetas të kujdesshëm në shpenzime. Për këtë arsye, por edhe për faktin se deri në rifillimin e kampionatit nuk është një kohë e gjatë, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta mbajnë skuadrën në kryeqytet për fazën përgatitore. Bardheblutë do të nisin stërvitjen e parë të vitit 2024 nesër në datën 3 janar në Skënder Halili. Skuadra do të jetë e grumbulluar, por destinacioni do të mbetet Tirana. Edhe stërvitjet do të vazhdojnë të bëhen në kampin stërvitor të klubit. Sa për merkaton, në varësi të asaj që do të ndodhë, synimet janë të qarta. Lexo më tejShehi duhet të japë indikacione për merkaton: Partizani nesër në Antalia ku e pret Volendam dhe Neftchi Baku Largimi i Florent Hasanit drejt Rapid Bukureshtit në Rumani ka bërë që tekniku Julian Ahmataj të kërkojë një sulmues, të aftë të bëjë diferencën para portës. Megjithatë, goleada me të cilën Tirana likuidoi Egnatian në javën e fundit të kampionatit të vitit 2023 dëshmoi se lojtarët janë aty. E ndoshta mund të mos jetë edhe nevoja për të lëvizur me përforcime në këtë sesion të merkatos. Pavarësisht se është e kuptueshme që Tirana, për ambicjet që ka, nëse krijohet ndonjë mundësi e rëndësishme, nuk do ta lërë rastin t’i shpëtojë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI