Flash

Nisin "spastrimet" nga Manchester United: shumë emra të mëdhenj ikin nga Old Trafford në janar

Lapsi.al 2 January 2024
Nisin "spastrimet" nga Manchester United: shumë emra të

Van der Beek, i cili u transferua në Eintracht Frankfurt në formë huazimi me të drejtë blerjeje, është vetëm emri i parë në listën e gjatë të lojtarëve të gatshëm për t'u larguar nga Manchester United në sesionin e merkatos dimërore që sapo ka nisur. Sezoni i Red Devils po shkon shumë nën pritshmëritë. E përveç problemit të dukshëm teknik, klubit i duhet edhe të arkëtojë, duke pasur parasysh milionat e “hedhura” për investime të gabuara.

Sipas Manchester Evening Standard, ka edhe emra të rëndësishëm në rrugën e daljes. E shumë klube evropiane janë duke pritur për "shitjet dimërore" në Old Trafford.

REVOLUCIONI DIMËROR I UNITED

Sistemimi i investimeve krejtësisht të gabuara dhe paga shumë të larta shumëvjeçare nga të cilat klubi duhet të çlirohet absolutisht. Ky është misioni i janarit i drejtuesve të Manchester United. Sipas tabloideve britanike Red Devils janë gati të shesin disa profile të spikatura të skuadrës. Duke filluar nga Jadon Sancho, i cili prej muajsh ka qenë jashtë projektit teknik të Ten Hag. Anglezi është i kërkuar nga shumë klube europiane, përfshirë Juventus.

Lexo më tejOnana bën bilancin e vitit me United: "Gabimet? Edhe te Inter i bëja, por tani nuk më harrojnë"

Më pas janë dy francezët Varane dhe Martial, të cilët duket se nuk gjejnë më hapësirë në formacionin titullar të Red Devils. Mbi të gjitha, edhe paga e tyre rëndon shumë në arkat e klubit. Në fund të mardhënies është edhe braziliani Casemiro, për të cilin ka interes të madh nga disa klube të Saudi Pro League. Emra (dhe paga) të rëndësishme për t'u hequr qafe e për të nisur një revolucion të vërtetë dimëror. A do të jenë në gjendje drejtuesit e United të arrijnë objektivin e tyre në një muaj merkato riparuese të transferimeve? Kjo mbetet për tu parë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI