Flash

Teuta gjen sulmues në Honduras: argjentinasi Faust ka shënuar vetëm 2 gola në gjysëm sezoni

Lapsi.al 3 January 2024
Teuta gjen sulmues në Honduras: argjentinasi Faust ka shënuar

Rodrigo Faust është sulmuesi i ri i Teutës. Klubi durrsak e ka prezantuar zyrtarisht lojtarin, e ardhur nga kampionati i Honduras. Argjentinasi ka lujtur për një gjysëm sezoni aty me fanellën e Olancho, një skuadër në kampionatin elitar honduran. 28 vjeçari nga viti 2017 e deri tani ka ndërruar 9 fanella, por në Durrës do të vijë për t'i dhënë një dorë ndihmë ofensivës së Teutës me Dacin e Filin.

Tekniku Edi Martini shpreson të ketë zgjidhur problemin e golit, por vështirë se mund ta ketë bërë me Faust. Sulmuesi argjentinas në gjysëm sezoni Apertura me Olancho ka shënuar 2 gola në 12 ndeshje. Fakti që pjesën më të madhe të aventurave në karrierë ai i ka mbyllur pas 6 muajsh nuk premton shumë. Por ndoshta te Teuta shpresojnë që në Superiore Faust të gjejë 'venën' e golit që shfaqi në Malin e Zi e vetmja pjesë e karrierës që mund ta bëjë krenar argjentinasin. Me Jezero ai shënoi 12 gola në 16 ndeshje nga shkurti në qershor, kur kaloi te Petrovac. Edhe aty në një sezon shënoi 8 gola në 27 ndeshje.

NJOFTIMI I TEUTËS

"KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Rodrigo Faust është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Olancho FC, në gjysmën e parë të sezonin. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Rodrigo Faust, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës, ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Partizanit. #KF Teuta i uron mirëseardhjen sulmesit #RodrigoFaust dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë. #forcateuta"

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI