Flash

"Po ju jap një scoop të vogël: Icardi kthehet te Inter": drejtori i Novella 2000 i befason të gjithë

Lapsi.al 3 January 2024
"Po ju jap një scoop të vogël: Icardi kthehet te
Drejtori i Novella 2000 Roberto Alessi foli pas suksesit të madh të Wanda Nara në Dancing with the Stars. Ai nuk u mor me spektaklin e gruas-menaxhere të Mauro Icardi, por me të ardhmen e të asistuarit prej saj. Një lajm bombë për merkaton e transferimeve: Icardi është afër një rikthimi te Inter.

ICARDI PRANË RIKTHIMIT TE INTER

Duket si fraza e zakonshme e merkatos së transfertimeve. Ajo për të cilën flitet kaq shumë dhe, më pas, asgjë nuk bëhet. E mbase është e njëjta gjë edhe këtë herë, por gjithsesi ia vlen të raportohet sepse personi që dha lajmin për rikthimin e mundshëm të Mauro Icardi te Inter është një person që muajt e fundit ka qenë në kontakt të ngushtë me Wanda Nara, gjatë programit Dancing with the stars”, ku protagoniste e madhe ishte gruaja e sulmuesit. Lexo më tejU përplasën keq në fushë, Icardi e tall në rrjetet sociale: poston një sy të nxirë, Dzeko e përcakton "të turpshme" Lajmin e ka bërë të ditur, në fakt, Roberto Alessi, drejtor i Novella 2000. Gjatë “La vita in diretta” ai foli për argjentinasen Wanda Nara dhe në fund shtoi: “Po iu jap një scoop të vogël: në Milano thonë se Icardi mund të kthehet të luajë për Inter. Sidoqoftë, shtëpia e tyre e parë është në Milano”.

MESAZHI SOCIAL I WANDA NARA

Sikur ky scoop i vogël të mos mjaftonte për të ngacmuar tifozët e Inter, të cilët janë ende të përçarë në lidhje me ish-kapitenin pas largimit të tij të trazuar disa vite më parë, Wanda Nara mendoi të rriste dozën e shqetësimeve për tifozët zikaltër. Me rastin e postimit për fillimin e vitit, argjentinasja ka shkruar: "Familje, dashuri dhe mundësi të reja. Kështu fillon viti 2024". E këto mundësi të reja padyshim që kanë ndezur bisedën e zakonshme: a do të kthehet Icardi te Interi?

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI