Flash

F1/ Jubileu i trishtë i Schumacher, mesazh urimi për 55 vjetorin nga Ferrari: "Jemi gjithnjë me ty"

Lapsi.al 3 January 2024
F1/ Jubileu i trishtë i Schumacher, mesazh urimi për 55 vjetorin nga
Pak ditë nga përvjetori i hidhur i aksidentit me ski në Méribel, një tjetër ditë jubilare vjen sot për Michael Schumacher. Piloti gjerman feston sot, nëse mund të quhet kështu, ditëlindjen e tij të 55-të dhe Ferrari ka dashur t'i bënte homazhe ish-kampionit legjendar. 7 herë kampioni i botës në F1 ka lindur më 3 janar 1969 në Hürth, një qytet në North Rhine-Westphalia, dhe prej andej hodhi hapat e tij të parë drejt një karriere fantastike. “Gëzuar ditëlindjen Michael, ne jemi gjithmonë me ty”, ishte mesazhi i nisur përmes rrjeteve sociale nga skuadra e Maranellos. Urimi është shoqëruar me imazhin e një Schumacher të ngazëllyer me gishtat drejt qiellit pas një prej fitoreve të panumërta me kokëkuqen. Me skuderinë Ferrari gjermani fitoi 72 nga 91 fitoret e tij në F1 dhe 5 nga 7 titujt e tij botërorë, duke shkruar një faqe të pashlyeshme në historinë e sportit mes viteve 1996 dhe 2006. Lexo më tejSpeciale/ Michael Schumacher, 10 vjet nga aksidenti i skive në Meribel: aksidenti, familja, gjendja e sakrificat

GJENDJA AKTUALE

Më 29 dhjetor 2013, jeta e Michael Schumacher dhe familjes së tij ndryshoi përgjithmonë. Corriere della Sera ka bërë një pasqyrim të gjendjes së legjendës së F1 dhe Ferrarit në 10 vjetorin e aksidentit. Si gjithmonë, fshehtësia më e madhe e mundshme mbretëron në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Ajo që dihet me siguri është se Schumi merr frymë në mënyrë të pavarur, se fizioterapistët punojnë për ta bërë atë të ruajë tonin e mjaftueshëm të muskujve, por edhe se ai është i palëvizshëm dhe nuk flet. Familja është gjithmonë pranë tij: Mick, Gina Maria dhe gruaja e tij Corinna flasin me të, por pa e ditur se deri në çfarë mase mund të dëgjohen. Në fakt, vetë mjekët nuk dinë mjaftueshëm për mekanizmat e tij të thellë të trurit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI