Flash

Sherr gazetarësh në Itali, Fabrizio Romano demaskon profilin fals të Pedullà: e përdorte kundër kolegëve

Lapsi.al 3 January 2024
Sherr gazetarësh në Itali, Fabrizio Romano demaskon profilin fals
Fabrizio Romano ka demaskuar gazetarin sportiv Alfredo Pedullà për një dredhi të shëmtuar që eksperti i merkatos së transferimeve kishte bërë për të diskredituar kolegët e tij. Pedullà në fakt kishte krijuar një llogari të rreme në X për të bërë këtë gjë.

PROFILI FALS I PEDULLÀ

Në X mund të gjenden shumë gjëra të jashtëzakonshme, e një prej tyre është Ciccio Esposito, përdorues i Twitter nga 2015 nga Napoli. Bën habi se mes 100 ndjekësve të tij, bën pjesë edhe një emër i madh si Alfredo Pedullà. Gazetari, ekspert i merkatos së transferimeve ndjek me kujdes profilin e Ciccio, duke qenë se ai ia ka kushtuar jetën shoqërore diskreditimit të kundërshtarëve të tij, si Di Marzio, Nicolò Schira dhe Fabrizio Romano. Ai komenton gjithnjë nën postimet e tyre me mesazhe në favor të Pedullà, duke lënë të kuptohet se të tjerët kopjojnë lajmet nga ai.

PEDULLÀ DEMASKOHET NGA FABRIZIO ROMANO

Kështu, Ciccio Esposito është tifozi më i madh i Pedullà, si dhe i merkatos së transferimeve, duke qenë se ai nuk ka humbur asnjë seancë prej vitesh. Por a mund të jetë që një burrë nga Napoli (kështu shkruan në profilin e tij) me një nga emrat më të zakonshëm në atë rajon e që mendon për gazetarin Pedulla në 99% të kohës së tij në internet, të jetë vetë gazetari? Lexo më tejGiuntoli drejtori i ri sportiv i Juventus: gazetari Di Marzio konfirmon zyrtarizimin Kështu mendon Fabrizio Romano. Gazetari i famshëm italian në mënyrë efektive demaskoi Ciccio-Alfredon, pasi ky i fundit bëri historinë e zakonshme nën postimin që lajmëronte Hien te Atalanta. E vetë Alfredo u ngatërrua duke komentuar nga profili i tij zyrtar në stilin Ciccio Esposito. Një rrëzim i shëmtuar i gazetarit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI