Flash

Ish-kampionia e notit, Federica Pellegrini, bëhet mama: Matilde mund të ketë lindur në ujë

Lapsi.al 3 January 2024
Ish-kampionia e notit, Federica Pellegrini, bëhet mama: Matilde mund
Federica Pellegrini dhe bashkëshorti i saj Matteo Giunta kanë njoftuar në rrjetet sociale se janë bërë prindër. Ata kanë postuar një foto në të cilën pozojnë së bashku me vogëlushen e tyre të lindur në Verona. “Kanë qenë dy ditë të komplikuara... Më në fund erdhe”, ka shkruar çifti, duke ndarë të gjithë lumturinë e tyre me ndjekësit. Pasi ruajtën misterin për një kohë të gjatë, prindërit e rinj zbuluan edhe emrin e zgjedhur për vogëlushen, të cilën deri më tani të gjithë e njihnin si “Meringa”: quhet Matilde.

URIMET E BOTËS SË SPORTIT

Lajmi për lindjen e vogëlushes Matilde është pritur ngrohtë nga admiruesit dhe miqtë e çiftit. Ata kanë ndarë urimet dhe përgëzimet më të mira përmes komenteve në rrjetet sociale. “Çfarë spektakli” komentoi kampioni olimpik Gianmarco Tamberi. “Urimet më të mira” vijnë edhe nga Rossella Fiamingo, skermistja e fejuar me Paltrinierin, si dhe Massimiliano Rosolino. Në fundi, urimi ka ardhur edhe nga ish-i dashuri i notares Luca Marin, i cili komentoi me sy në formë zemre “Përgëzime”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Matteo Giunta (@matteogiunta)

FOTO E PARË

Federica Pellegrini ka një fytyrë të lodhur teksa mban pranë vajzën e saj të porsalindur Matilde. Vogëlushes mund të dallohet vetëm koka e mbuluar nga kapuçi rozë, ndërsa Pellegrini ia mbulon fytyrën me dorë. Pranë tyre është Matteo Giunta me sytë që i shkëlqejnë. Buzëqeshjet e të dyve dëshmojnë për lumturinë dhe emocionin që më në fund u bënë prindër. “Faleminderit engjëjve që u kujdesën për ne gjatë këtij udhëtimi, Titty, Marcello, Giada, Alessandra, Massimo dhe gjithë ekipi në spitalin Sacro Cuore”, shkruan ata.

LINDJA U BË NË UJË?

Federica Pellegrini dhe Matteo Giunta e kanë cilësuar gjithmonë shtatzëninë e ish-notares si shumë të qetë dhe pa probleme të mëdha, duke paralajmëruar lindjen e Matilde. Megithatë, ata saktësuan se ishin dy ditë të komplikuara. A mund të ketë qenë një lindje në ujë si dëshironte Federica? "Do të doja. Është një mjedis që e njoh mirë, mbi të gjitha e di mirë mënyrën se si trupi im përshtatet me të", pati thënë ajo në lidhje me eventualitetin.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI