Flash

Pairetto kryqëzohet për penalltinë që i dha fitoren Romës: plasin polemikat, fajin e ka Mourinho

Lapsi.al 4 January 2024
Pairetto kryqëzohet për penalltinë që i dha fitoren
Roma dhe Cremonese u përballën në Kupën e Italisë, me verdhekuqtë që shkuan në çerekfinale. Kryeqytetasit fituan 2-1 me përmbysje edhe falë një penalltie më se të dyshimtë. E pikërisht ai 11 metërsh ekzaltoi gazetat dhe mediat sociale të shpërthenin kundër arbitrit Pairetto dhe teknikut Jose Mourinho. PENALLTI E DYSHIMTË NË ROMA-CREMONESE Ndaj Cremonese, Roma rrezikoi të mos kalonte 1/8 e Kupës së Italisë, siç ndodhi vitin e kaluar. Deri në minutën e 77' ndeshja ishte në avantazh të miqve 0-1, falë golit të Tsadjout. Pastaj erdhi goli i Lukaku që barazoi rezultatin. E pak minuta më vonë Pairetto fishkëlleu një penallti për Romën për një kontakt mes Spinazzola dhe Sernicola. Një vendim që zemëroi Cremonese për shkak të kontaktit shumë të lehtë mes këmbëve të të dyve. VAR nuk ndërhyri dhe Dybala u prezantua te pika e bardhë për të shënuar golin vendimtar që e bëri rezultatin 2-1. MOVIOLA KUNDËRSHTON ARBITRIN PAIRETTO Moviolat e të përditshmeve sportive ngelin në klasë arbitrin Pairetto, me përjashtim të asaj të Corriere dello Sport (gazetë romane) që i jep arbitrit 6.5. Për Gazzetta dello Sport penalltia është e dyshimtë dhe kontakti i lehtë. Tuttosport flet për penallti jashtëzakonisht bujare. Edhe Voce Giallorossa flet për 11 metërsh që nuk ekziston. Një vendim më se i dyshimtë në të cilën shumëkush pa dorën e teknikut verdhekuq Jose Mourinho. Portugezi me presionin e vazhdueshëm ndaj arbitrave gjatë ndeshjes dhe gjithashtu në konferenca ka ndikuar që Pairetto ta cilësonte penallti një kontakt shumë të lehtë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI