Flash

Do të paguhet 1 euro për 5 muaj te Hajduk: zgjedhje zemre për ish-milanistin Nikola Kalinic

Lapsi.al 4 January 2024
Do të paguhet 1 euro për 5 muaj te Hajduk: zgjedhje zemre për
Nikolla Kalinic rikthehet të luajë. Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Veronës dhe Milan ka nënshkruar kontratë të re me Hajduk Split, klubin kroat ku është rritur si lojtar. Pa skuadër që nga qershori i kaluar, ish-lojtari i kombëtares kroate arriti marrëveshjen me dashurinë e tij të parë të madhe futbollistike. E qendërsulmuesi e bëri në një mënyrë krejtësisht simbolike, duke nënshkruar një kontratë pesëmujore - deri në fund të sezonit - për vetëm një euro pagë. Lexo më tej: Kalinic nuk ndalet së talluri me Milan: "Bonucci i madh" “Kalinic rikthehet te Hajduk me vetëm një objektiv – deklaroi drejtori sportiv i klubit të Splitit, Mindaugas Nikolicius – për të ndihmuar ekipin të fitojë kampionatin 19 vjet pas herës së fundit”. Skuadra është në krye të kampionatit kroat, 6 pikë para Rijeka, që ka një ndeshje për të rikuperuar. Kalinic e filloi karrierën e tij me Hajduk, duke bërë debutimin e tij në sezonin 2005-06. Ai është rikthyer për një periudhë të tretë pak më shumë se pesë muaj pasi u largua në fund të kontratës së tij. Ai do të mbushë 36 vjeç të premten dhe ishte lojtar i lirë Sulmuesi e përshkroi atë si "marrëveshjen më të lehtë" që kishte nënshkruar me klubin dhe konfirmoi pagën e tij. Kalinic ka luajtur në Premier League me Blackburn, Serie A me Fiorentinën, Milanin, Romën dhe Veronën dhe La Liga me Atlético Madrid. Ai do të veshë fanellën me nr 9 që e ka pasur gjithmonë te Hajduk pasi Aleksandar Trajkovski hoqi dorë vullnetarisht dhe mori numrin 27, tha klubi.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI