Flash

Video/ PSG fiton trofeun e parë të vitit: Touluose dorëzohet 2-0 në Trophee des Champions

Lapsi.al 3 January 2024
Video/ PSG fiton trofeun e parë të vitit: Touluose dorëzohet 2-0

PSG mundi Toulouse 2-0 dhe fitoi Trophée des Champions (Superkupën e Francës) për herë të dymbëdhjetë. Goli i Kang-In Lee zhbllokoi ndeshjen, pas më pak se tre minutash lojë duke shfrytëzuar pasimin e mirë të Dembélé. Toulouse nuk arriti të reagojë si duhet dhe Mbappé dyfishoi epërsinë në minutën e 44' me një goditje me të djathtën në shtyllën e largët. Sulmuesi shfrytëzoi asistin e Barcola, ndërsa në fund debutoi edhe blerja e re Beraldo.

PSG E ZGJIDHI QË NË FILLIM

U deshën pak më shumë se dy minuta që skuadra e drejtuar nga Luis Enrique të zhbllokonte finalen e Trophée des Champions kundër Toulouse. Koreani Kang-In Lee u kujdes për të kaluar parisienët në avantazh duke shënuar lehtësisht një gol nga brenda zonës së penalltisë. Një asist i përsosur i Dembélé, që në fakt nuk mund të gabohej. Rastin për të barazuar Toulouse e pati me Suazo në minutën e 18', por tentativa e tij nga një pozicion i shkëlqyer përfundoi jashtë. Mbappé, Barcola dhe ish-anësori i Barcelonës tentuan rregullisht të dyfishonin epërsinë në minutat në vijim, por Restes ishte i vëmendshëm dhe e mbajti ndeshjen 1-0 deri në minutën e 44'. Pikërisht atëherë ish-lojtari i Lyon shërbeu për Mbappe që dyfishoi rezultatin, pas një slalomi mes mbrojtësve kundërshtarë.

Lexo më tej: PSG, fondi Arctos futet në shoqëri: 531 milionë euro për 12.5% të aksioneve

45 MINUTA ME RASTE E PA GOLA

Paris Saint Germain deshi ta siguronte ndeshjen dhe u afrua te goli i tretë në fillimin e pjesës së dytë me goditjen e dënimit të Hakimi. Marokeni ishte i pafat duke goditur shtyllën nga distanca. Casseres Jr, Donnum dhe Magri u munduan të rikthenin Toulouse në lojë, por Donnarumma ishte i kujdesshëm në përpjekjet e tyre. Skriniar u detyrua të largohet nga fusha 20' minuta nga fundi dhe kështu debutoi nënshkrimi i ri Lucas Beraldo. Toulouse inistoi të rihapte ndeshjen dhe Dallinga, Nicolaisen dhe Casseres Jr kërcënuan sërish në kohën shtesë, por portieri italian dhe pasaktësia e tyre e mbajtën ndeshjen 2-0 deri në fishkëllimën e fundit. Kjo është Superkupa e Francës e dymbëdhjetë e fituar nga parisienët dhe trofeu i parë i vitit për Luis Enrique.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI