Flash

Video/ De Ketelaere spektakolar, dy gola e asist për Miranchuk: Atalanta shkon në çerekfinale me Milan

Lapsi.al 3 January 2024
Video/ De Ketelaere spektakolar, dy gola e asist për Miranchuk: Atalanta
Atalanta do të jetë kundërshtari i Milan në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Bergamaskët mundën pa probleme Sassuolo (që eksperimentoi me një mbrojtje me tre lojtarë) në raundin e 1/8 me rezultatin 3-1. Portagonist absolut ishte ish-lojtari i kuqezinjve De Ketelaere, i cili shënon një dygolësh mes minutës së 24' dhe 63'. Belgu asistoi edhe për golin e tretë të Miranchuk, që bëri 3-0 në minutën e 71'. Edhe rusi nuk ishte më i pakët: gol, një goditje traverse dhe një pasim vendimtar. Goli i flamurit pastaj për jeshilzinjtë u shënua nga Boloca në minutën e 95'. Shumë diferencë në këmbë, uri dhe entuziazëm. Atalanta mposhti 3-1 një Sassuolo herë pas here të turpshme dhe asnjëherë të bindur se mund tia dilte përballë magjisë së treshes Pasalic (asist), Miranchuk (gol dhe asist), De Ketelaere (dygolësh e asist). Atalanta meritoi çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Milan, të mërkurën 10 janar në San Siro. Emilianëve u mbeti në memorje nga kjo mbrëmje vetëm goli i vonuar dhe i parëndësishëm i Boloca. Për De Ketelaere një revansh i vërtetë duke qenë se kthehet si kundërshtar ndaj skuadrës që e largoi si dështim. Lexo më tej: Video/ Milan në çerekfinale të Kupës së Italisë: dygolëshi i Jovic, Traore e Leao thyejnë 4-1 Cagliarin

GOLAT E MBRËMJES

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI