Flash

Goli ndaj Toulouse vlen rekordin, Mbappé më mirë se Cavani: "Nuk kam vendosur ende për të ardhmen"

Lapsi.al 4 January 2024
Goli ndaj Toulouse vlen rekordin, Mbappé më mirë se Cavani:
“Nuk kam marrë ende një vendim”. E ardhmja e Kylian Mbappé është akoma një enigmë dhe çdo fjalë e sulmuesit të PSG-së bën zhurmë. Natyrisht pastaj tifozët dhe media nisin interpretimet. Ndërkohë, edhe pas golit të shënuar në Superkupën e Francës, të fituar ndaj Toulouse, kapiteni i Francës nuk zbuloi asgjë për të ardhmen. Kontrata e Mbappé me parisienët skadon në qershor, por çfarë do të ndodhë në atë kohë mbetet një mister. I interesuari kryesor është Real Madrid dhe klubi i Florentino Perez po ndjek më vëmendje ngjarjet: "Unë nuk kam marrë ende një vendim - tha Mbappé në zonën mikse -. Por ne kemi një marrëveshje me presidentin Al Khelaifi ku të gjitha palët janë të mbrojtura. E ardhmja ime nuk është një situatë e brendshme në klub". Lexo më tej: Video/ PSG fiton trofeun e parë të vitit: Touluose dorëzohet 2-0 në Trophee des Champions Në pritje të kuptohet se ku do të luajë vitin e ardhshëm, kundër Toulouse ishte një tjetër natë rekordi për Mbappé. Tashmë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e PSG-së, ai shënoi golin numër 111 me fanellën e Parisit në Parc des Princes. Sulmuesi u bë kështu golashënuesi më i mirë i klubit në ndeshjet në shtëpi, duke kaluar Edinson Cavani (110): “Jam shumë i motivuar. këtë vit kemi synime për të ndjekur”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI