Flash

Vrau të fejuarën me shotgun për Shën Valentin: ish-atleti paralimpik Pistorius lëshohet pas 9 vitesh burg

Lapsi.al 5 January 2024
Vrau të fejuarën me shotgun për Shën Valentin: ish-atleti

Oscar Pistorius është liruar nga burgu me kusht dhe tani është në shtëpi. Ky është lajmi i komunikuar nga departamenti i burgjeve të Afrikës së Jugut, pa dhënë detaje të mëtejshme. Njoftimi erdhi rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale. Zyrtarët e administratës së burgut liruan ish-kampionin paralimpik nga burgu Atteridgeville në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria, në orët e para të ditës. Pistorius ka vuajtur gati nëntë vjet nga dënimi i tij 13 vjeçar e 5 muaj për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp në ditën e Shën Valentinit 2013.

Drita jeshile për lirimin me kusht për Pistorius erdhi në nëntor. Në Afrikën e Jugut, të dënuarit për krime të rënda mund të lirohen me kusht pasi të kenë vuajtur të paktën gjysmën e dënimit. Komisioni përgjegjës për lirimin e parakohshëm shqyrtoi çështjen e tij dhe përcaktoi se "i burgosuri është i përshtatshëm për riintegrim social".

Lexo më tejE shtypi qëllimisht me makinë: arrestohet çiklisti Rohan Dennis, akuzohet se vrau gruan

Ishte mëngjesi i 13 shkurtit 2013 kur në një lagje banimi të Pretorias, në Afrikën e Jugut, Reeva Steenkamp, një modele 29-vjeçare, hyri në shtëpinë e të dashurit të saj Oscar Pistorius. Ajo e kishte bërë gjithnjë këtë, me kopjen e tij të çelësave. Atë ditë donte ta surprizonte kur ai të zgjohej në ditën e Shën Valentinit. Kampioni paralimpik i atletikës, megjithatë, ishte në gjumë dhe kishte dëgjuar vetëm një zhurmë. Sapo ka parë një figurë që ka hyrë në dhomë, ka marrë armën që mbante pranë shtratit dhe ka qëlluar. Disa të shtëna, dy ose katër në varësi të versioneve. Të shtënat e goditën Reeva në kokë dhe krah, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI