Flash

Max Verstappen, akuzë e rëndë për FIA-n: "Në Formula 1 shoh gjëra të çuditshme, ndihem i humbur"

Lapsi.al 4 January 2024
Max Verstappen, akuzë e rëndë për FIA-n: "Në

"Më vjen të pyes veten se cilat janë rregullat tani. Ndihem i humbur, është si një cirk". Fjalët janë të Max Verstappen, që në prag të fillimit të sezonit 2024 shprehu gjithë hidhërimin e tij për situatën aktuale të Formula 1. Piloti i Red Bull ishte ylli i madh i sezonit 2023, duke fituar titullin shumë përpara kohe dhe duke i lënë thërrimet kundërshtarëve të tij, duke filluar me shokun e skuadrës Sergio Perez. Mirëpo, kjo duket se nuk e kënaq holandezin, që duke nisur nga Çmimi i Madh i Las Vegas kishte shprehur dyshime të mëdha.

"Është 99% shfaqje dhe 1% ngjarje sportive, dukeshim si kllounë. Nuk është se ndjej emocione të mëdha, do të thotë nuk më pëlqen. Gjithmonë fokusohem në anën e performancës së pistës, nuk më pëlqejnë të gjitha gjërat e tjera përreth", nënvizoi kampioni portokalli në një intervistë dhënë për Auto Motor und Sport. Ai komentoi gjithashtu propozimin e formatit të ri të kualifikueseve Sprint me vetëm një xhiro në dispozicion: "Tashmë nuk dimë çfarë të bëjmë me formatin aktual, kështu do të bëhej shumë e rrezikshme".

PAKËNAQËSI PËR GARËN SPRINT

Verstappen nuk e fshehu mendimin as për Garën Sprint, aktualisht aktive vetëm në disa fundjavë garash, por që gradualisht mund të marrë avantazhin ndaj kampionatit. Një situatë që nuk i pëlqen aspak holandezit, i cili nënvizoi se ka një rënie të sharmit të pilotit: “Gjithmonë kam thënë se e kuptoj anën komerciale, por këndvështrimi im është ai i një piloti të pastër- shpjegoi Max –. Për mendimin tim, Sprinti e heq pak magjinë: kur isha fëmijë, ndizja televizorin e mendoja se çfarë do të ndodhte në garë - saktësoi ai -. Të shohësh një Red Bull, një Mercedes dhe një Ferrari në start të bën të pyesësh veten se si do të përfundojë. E në vend të kësaj Sprinti të lejon të dish se çfarë do të ndodhë pak a shumë ditën tjetër, përveç nëse ka rrethana të veçanta, si një ndryshim. në mot. Kjo largon tensionin".

Lexo më tejPiloton një Red Bull në F1, por Verstappen nuk mund të ketë një Mercedes GT: "Nuk mund ta blejë"

Propozimi për kualifikueset dhe garën sprint ka gjithashtu një ndikim në rezultatin e kualifikueseve dhe garave më të gjata për shkak të rregullit Parc Fermé të aplikuar pas testeve të së premtes e që ndalon kështu modifikimet në makinë në rast nevoje: "Nëse bën një gabim, qëndron i bllokuar në atë organizim për pjesën tjetër të fundjavës. Është keq. Na ndodhi vitin e kaluar në Brazil. E as fundjavat pozitive të këtij viti nuk më kanë kënaqur plotësisht - sulmoi Verstappen -. Duke menduar për distancën nga toka në Austin, nuk mund të thuhet që Mercedes dhe Ferrari i ulën makinat me qëllim”, konsideron tre herë kampioni i botës, “por sapo të marrësh një rrugë të gabuar, nuk mund të dalësh prej saj".

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI